Politike

“Do të ndez parlamentin për pagat tuaja”/ Kujtim Gjuzi shkon në Ballsh, u jep dorën natëtarëve: Covid-19 është një

25 Tetor 2020, 11:14 Nga DOSJA
“Do të ndez parlamentin për pagat tuaja”/ Kujtim Gjuzi

BALLSH-Ditën e sotme deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë në Ballsh, ku është takuar me naftëtarët. Sapo ka mbërritur në ambientet e uzinës deputeti ka takuar me shtrëngim dore një më një çdo banorë që gjendej aty. Gjatë takimit ai iu premtoi naftëtarëve se do të “ndezë” nesër parlamentin, derisa ata të marrin pagat e prapambetura.  Ai theksoi më tej se COVID-19 është një gënjeshtër.

“Të vij unë këtu dhe të më thotë tjetri që ç’është kjo rrugë, kur këtu është bërë nami duke u blerë dhe shitur naftë, kjo është skandaloze, skandaloze. Të gjithë ata njerëz që kanë vjedhur uzinën këtu, një ditë drejtësia vonon por nuk harron kurrë. Ju keni një njeri këtu që i urojmë shërim të shpejtë kryetarit të grevës që të vijë këtu. Do të shkoj dhe tek ai, ta vizitoj atje jo të jetë ai me 200 temperaturën, të jetë si të jetë, le të ma ngjisë mua COVID-in. Le që COVID nuk ka se kjo është rrenë ndërkombëtare, është mashtrim, për të na thënë ne jo s’duhet të punojë uzina këtu, atje, jo s’duhet të punojë Kina atje, kjo është një gjë tjetër por nuk ju duhet për momentin. Juve ju duhet për momentin, garancia që do ta ndez parlamentin, nga nesër do të filloj në orën 10:00 e deri në fund. O t’ju japin paret hajdutët që i kanë marrë o s’ka”, deklaroi Gjuzi.

Pamje marrë nga Fax News:

Ndërkohë naftëtaret që ndodhen në grevë urie janë të vendosur të mos tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ato i bëjnë thirrje Ramës për dhënien e pagave të prapambetura.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greva e naftetareve kujtim gjuzi greva e naftetareve kujtim gjuzi

Sondazh

Poll