Aktualitet

Dita e 11-të e grevës së urisë/ Gratë naftëtare anulojnë vendimin për të marrë fëmijët, por nuk tërhiqen nga kërke

25 Tetor 2020, 08:45 Nga DOSJA
Dita e 11-të e grevës së urisë/ Gratë naftëtare

BALLSH- Ditën e sotme naftëtaret e Ballshit ndodhen në ditën e 11-të grevës së urisë, ndërkohë gjendja e tyre shëndetësore vazhdon të rëndohet. Gratë shprehen se nuk do të dalin nga greva derisa të marrin pagat e tyre.

“Nuk duam lëmoshë, por duam lekët tona. Për bukën e familjes nuk negociohet. Do ta vazhdojmë grevën. Nuk kemi ku të shkojmë.  Duhet të na japin lekët që të ushqejmë fëmijët tonë. Rama thotë negocio për bukën e gojës, kjo është e pamundur.”, është shprehur një naftëtare.

Ndërsa një tjetër tha: “Kjo është papërgjegjshmëri e kryeministrit që thotë këtë, sepse në një shtet demokratik nuk e kuptoj sesi thotë negocio për bukën e gojës. Për cfarë? Kur ne e kemi thënë shumë qartë, për bukën e fëmijës nuk negociohet, sepse nuk e kërkojmë të na e falë të na japë lëmoshë, por djersën tonë. Kryeministri thotë hajde ta neogicojmë, cfarë është kjo papërgjegjësi e kryeministrit që thotë hajde negociojmë, ne duam lekët që kemi punuar.Kauza jonë është e drejtë, do të vijojmë deri kur të marrim përgjigje. Shoqja jonë mbrëmë ishte në gjendje të rëndë, ka probleme me sëmundje profesionale të marra në uzinë, me stomakun. Të paktën nga vetë natyra grua, cfarë mund të bësh. Ne jemi gra të forta dhe të vendosura, prandaj u bëj thirrje edhe vëllezër të vijnë këtu, edhe burra të parlamentit të shikojnë situatën e këtyre grave heroina, të forta. Nuk e lë grevën, kam 35 vite në uzinë. Ne jemi pa bukë, cfarë sigurimesh, 3 vite nuk paguhen fare.” 

Fillimisht naftëtaret paralajmëruan se nesër do të marrin në grevë edhe fëmijët, por e kanë anuluar këtë vendim, pasi kanë frikën e COVID-19.

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë prej afro një muaji, ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem.

Fillmisht u futën në grevë burrat naftëtarë dhe më pas këta u zëvendësuan nga gratë, pasi u rëndua gjendja e tyre shëndetësore. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë zhvilluan një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama iu bën thirrje që të dalin nga greva dhe menjëherë ai do të shkojë tek ata për të biseduar. Kjo thirrje e kryeministrit nuk pranohet nga grevistët.

j.v/dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama greva e naftetareve edi rama greva e naftetareve

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Tetor 2020, 07:30

TIRANË- Qeveria në bazë të aktit të ri normativ nuk lejon grumbullimet dhe protestat për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo masë është marrë si një m...