Aktualitet

Iu ofruan para punonjësve të aeroportit për të kaluar kufirin/ Arrestohen 2 qytetarë në Rinas, tentuan t’i “joshnin”

25 Tetor 2020, 08:01 Nga DOSJA
Iu ofruan para punonjësve të aeroportit për të kaluar

TIRANË- Policia kufitare në Rinas ka arrestuar dy qytetarë, A. M., 41 vjeç dhe Q. M., 56 vjeç. Dy të arrestuarit tentuan që të korruptonin me 150 euro punonjësit e Rinasit, me qëllimin për të kaluar kufirin, edhe pse nuk plotësonin kushtet.

I arrestuarit me iniciale A.M. i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 50 euro, ndërsa disa orë më vonë personi tjetër me iniciale Q. M., i cili donte të udhëtonte bashkë me bashkëshorten, i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 100 euro, me qëllim lejimin e kalimit.

Njoftimi i Policisë:

Intensifikohen kontrollet për përmbushjen e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së. Kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim udhëtimin për të kërkuar azil. Policia Kufitare e Rinasit, brenda pak orësh godet dy raste të mitëdhënies.

Tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonin kushtet, vihen në pranga dy shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në zbatim të masave parandaluese për moslejimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasit:

A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë;

Q. M., 56 vjeç, banues në Divjakë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, këta shtetas nuk justifikonin qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar në hapsirën Schengen.

Shtetasi A.M. i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 50 euro, ndërsa disa orë më vonë shtetasi Q. M., i cili donte të udhëtonte bashkë me bashkëshorten, i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 100 euro, me qëllim lejimin e kalimit.

Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen të mos ndërrmarin asnjë veprim të kundërligjshëm, pasi do përballen me ligjin.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrrestohen 2 qytetarë në rinas arrrestohen 2 qytetarë në rinas

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Tetor 2020, 07:30

TIRANË- Qeveria në bazë të aktit të ri normativ nuk lejon grumbullimet dhe protestat për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo masë është marrë si një m...

Aktualitet 24 Tetor 2020, 20:15

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, thotë se qeveritë dështuan për të marrë masa për përballimin e pandemisë së koronavirusit për sezonin vjeshtë-dimër. ...