Dita e 11-të/ Naftëtarët e Ballshit i bëjnë thirrje ambasadores amerikane: Të vijë të na shikojë
25 Tetor 2020, 10:22Nga DOSJA
BALLSH- Gratë naftëtare në Ballsh kanë anuluar vendimin e tyre për të marrë fëmijët në grevë. Ato kanë deklaruar se nuk do t’i marrin fëmijët në grevë për shkak të frikës nga COVID-19. “Nuk do t’i sjellin fëmijët për momentin për shkak të frikës nga covid-19” thanë sot nënkryetari i Sindikatës jashtë kamerave. Ndërsa një greviste u shpreh: “Ne e kemi menduar atë gjë, por kemi dëshirë që kauzën ta çojmë vetë, por nuk e dimë si do të na marrë rrjedha”.
Njëra prej tyre i ka bërë thirrje edhe ambasadores amerikane Yuri Kim që të shkojë dhe t’i shikojë.
“Të gjitha grave të parlamentit shqiptarë, ambasadores Yuri Kim, të vijnë dhe të na shikojnë këtu. Na mjafton një mbështetje e tyre. Kush na vjen për politikë le të ike. Të shohë gjendjen tonë shëndetësore. Greva do të vazhdojë deri në vdekje. Ne nuk e lëmë grevën e urisë. Duke fillua nga nesër do të marrim edhe fëmijët. Përderisa qeveria nuk po reagon, kemi menduar të sjellim fëmijët këtu.”– thanë gratë për mediat.
Ndërkohë, naftëtaret janë të vendosura që do të vijojnë grevën e urisë. Ato theksojnë se kryeministri Edi Rama duhet t’u japë pagat.
Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë prej afro një muaji, ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Fillmisht u futën në grevë burrat naftëtarë dhe më pas këta u zëvendësuan nga gratë, pasi u rëndua gjendja e tyre shëndetësore. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë zhvilluan një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Sazan Guri është shprehur kundër ndryshimit të orës. Ditën e djeshme teksa ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Guri tha se beson tek li...
TIRANË- Javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus. Ndërkohë, rritja e numrit të të shtruarve në dy spitalet Covid në vend ...
BALLSH- Ditën e sotme naftëtaret e Ballshit ndodhen në ditën e 11-të grevës së urisë, ndërkohë gjendja e tyre shëndetësore vazhdon të rëndohet. Gratë shprehen s...
KUKËS-Arrestohet një shtetas turk në pikën kufitare të Morinës. Mësohet se në prangat e policisë ka rënë 42-vjeçari me iniciale I.E, i cili është sh...
VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar 52-vjeçarin me iniciale H.K, i cili është kapur me 48 kg drogë të llojit kanabis. Mësohet se lënda narkotike 52...
VLORË- Digjen 2 automjete të parkuara në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Unformat blu bëjnë me dije se është shkrumbuar plotësisht një makinë tip “Smart” dhe ...
Aktualitet25 Tetor 2020, 07:30
TIRANË- Qeveria në bazë të aktit të ri normativ nuk lejon grumbullimet dhe protestat për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo masë është marrë si një m...
TIRANË– Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle në rrugët rubane dhe interurbae të qytetit, ku janë pezulluar 23 leje drejtimi për shpejtësi të lartë ...
SHQIPËRI- Ndryshoi ora. Akrepat e orës këtë të dielë lëvizën një orë prapa duke na mundësuar të flemë një orë më shumë në mëngjes. Ndryshimi ndodhi në orën...