Spitali COVID 3 drejt hapjes/ Infrastruktura dhe burimet njerëzore gati, Rama pritet ta inspektojë nesër
25 Tetor 2020, 10:00Nga DOSJA
TIRANË- Javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus. Ndërkohë, rritja e numrit të të shtruarve në dy spitalet Covid në vend ka shtruar nevojën për hapjen e spitalit COVID 3.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se spitali COVID 3, i cili do të jetë në ambientet e Uriologjisë në QSUR, është thuajse gati për t’u hapur. Në të ndodhen të gjitha pajisjet e nevojshme dhe fillimisht do të ketë 40 shtretër.
Sa i takon mjekëve që do të shërbejnë në këtë spital, një pjesë do të vijnë nga Infektivi, ndërsa një pjesë tjetër nga sëmundjet interne.
Ndërsa stafi prej 50 infermierësh është trajnuar gjatë kësaj kohe në spitalin Infektiv. Pritet që ky spital të inspektohet nesër edhe nga kryeministri Edi Rama.
Bilanci i COVID-19 rëndohet çdo ditë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se janë shënuar edhe 4 viktima të tjera, si janë konfirmuar 302 raste të reja. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BALLSH- Ditën e sotme naftëtaret e Ballshit ndodhen në ditën e 11-të grevës së urisë, ndërkohë gjendja e tyre shëndetësore vazhdon të rëndohet. Gratë shprehen s...
KUKËS-Arrestohet një shtetas turk në pikën kufitare të Morinës. Mësohet se në prangat e policisë ka rënë 42-vjeçari me iniciale I.E, i cili është sh...
VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar 52-vjeçarin me iniciale H.K, i cili është kapur me 48 kg drogë të llojit kanabis. Mësohet se lënda narkotike 52...
VLORË- Digjen 2 automjete të parkuara në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Unformat blu bëjnë me dije se është shkrumbuar plotësisht një makinë tip “Smart” dhe ...
Aktualitet25 Tetor 2020, 07:30
TIRANË- Qeveria në bazë të aktit të ri normativ nuk lejon grumbullimet dhe protestat për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo masë është marrë si një m...
TIRANË– Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle në rrugët rubane dhe interurbae të qytetit, ku janë pezulluar 23 leje drejtimi për shpejtësi të lartë ...
SHQIPËRI- Ndryshoi ora. Akrepat e orës këtë të dielë lëvizën një orë prapa duke na mundësuar të flemë një orë më shumë në mëngjes. Ndryshimi ndodhi në orën...
SHQIPËRI-Ditën e sotme do të mbizotërojë një mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Gjatë pasdites pritet që të përmirësohet moti. Ndërkohë, temperat...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë një vëzhgim në rrjetet sociale të pol...