Aktualitet

I gjenden 48 kg kanabis në banesë, arrestohet 52-vjeçari në Himarë, në oborr kishte mbjellë bimë narkotike

25 Tetor 2020, 07:47 Nga DOSJA
I gjenden 48 kg kanabis në banesë, arrestohet 52-vjeçari

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar 52-vjeçarin me iniciale H.K, i cili është kapur me 48 kg drogë të llojit kanabis. Mësohet se lënda narkotike 52-vjeçarit i është gjetur në banesën e tij në fshatin Kuç të Himarës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, shërbimet e Policisë evidentuan dhe asgjësuan disa bimë narkotike të cilat dyshohet se i ka kultivuar 52-vjeçari. Mbi të rëndojnë veprat penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Koordinata”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe forcën e posaçme “Shqiponjat”. Sekuestrohen 48 kg kanabis.

Vihet në pranga 52-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike dhe autori i dyshuar i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike. Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike,  bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në territorin e fshatit Kuç, një person posedonte në banesë lëndë narkotike, si dhe kishte kultivuar bimë narkotike, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Koordinata”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

H.K., 52 vjeç, banues në fshatin Kuç, Himarë.

Si rezultat i këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. K., në fshatin Kuç, Himarë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 48 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, shërbimet e Policisë evidentuan dhe asgjësuan disa bimë narkotike të cilat dyshohet se i ka kultivuar ky shtetas. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 52-vjeçari në himarë arrestohet 52-vjeçari në himarë

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Tetor 2020, 07:30

TIRANË- Qeveria në bazë të aktit të ri normativ nuk lejon grumbullimet dhe protestat për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo masë është marrë si një m...

Aktualitet 24 Tetor 2020, 20:15

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, thotë se qeveritë dështuan për të marrë masa për përballimin e pandemisë së koronavirusit për sezonin vjeshtë-dimër. ...