Aktualitet

U vetëofrua ta dërgonte në shtëpi me makinë! Dënohet me 5 vite burg shqiptari në Itali, tentoi të përdhunonte të renë

24 Tetor 2020, 20:37 Nga DOSJA
U vetëofrua ta dërgonte në shtëpi me makinë!

ITALI- Një shqiptar është dënuar me 5 vite e 6 muaj heqje lirie pasi akuzohej se kishte tentuar që të përdhunonte një vajzë brenda makinës së tij. 56-vjeçari është dërguar në burgun Rebibbias në Romë për të shlyer dënimin e tij.

Një mbrëmje, ai u ofrua që të dërgonte në shtëpi, pas pune një vajzë të re nga Chieti të cilën tentoi ta përdhununonte, duke e puthur dhe prekur në vende intime. Për fat të mirë, vajza kishte arritur të shpëtonte nga makina dhe të raportonte incidentin.

Denoncimi i saj solli prangosjen e shqiptarit, i cili ishte dënuar më parë edhe për trafik drogë.

Dënimi u konfirmua nga Gjykata e Apelit e L’Aquila dhe, të Mërkurën, nga Gjykata e Kasacionit, e cila refuzoi ankesën e të pandehurit dhe dha dënimin përfundimtar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2020, 20:15

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, thotë se qeveritë dështuan për të marrë masa për përballimin e pandemisë së koronavirusit për sezonin vjeshtë-dimër. ...