Aktualitet

SPAK shpëton policët e kufirit/ U kapën në Durrës me euro në xhepa. Policia i akuzoi për ryshfete

24 Tetor 2020, 14:59 Nga DOSJA
SPAK shpëton policët e kufirit/ U kapën në Durrës me

SPAK del kundër arrestimit të gjashtë oficerëve të Policisë Kufitare Durrës, të cilët një vit më parë u panë si të korruptuar, teksa po ushtronin detyrën në terminalin e pasagjerëve.

Dyshimet e policisë për kolegët e tyre që kulmuan me shkarkimin e shefes së kufirit në port konsiderohen nga Prokuroria e Posaçme si të paprovuara ndaj në përfundim të hetimeve, kapitulli për korrupsion në kufi mbyllet .

Por edhe pse policia një vit më parë pasi ndërhyri në kabinat e 6 oficerëve u gjeti atyre në xhepa kartmonedha në valutë të huaj, sipas dosjes, SPAK këmbëngul se oficerët e policisë, Durim Xeka, Arjan Gjyzeli, Dorina Doganaj, Gezim Caca, Juljana Kurraj, edhe pse i posedonin keto vlera monetare, kjo nuk ishte një e dhënë që i implikon në marrje rryshfeti.

Oficerja e gjashtë, Greta Batusha edhe ajo e hetuar dhe të cilës iu gjetën 50 euro brenda pasaportës së një qytetari që po përpunonte, po ashtu konsiderohet e proceduar pa provë. SPAK shton se dyshimi ndaj polices nuk formësohet me asnjë ngjarje korruptive apo abuzimi me detyrën. Në vendimin e pushimit radhiten edhe dëshmitë e oficerëve të hetuar. Oficeri Gjyzeli që kishte në xhepa 300 euro, i cili pretendon se do ia jepte një mikut të tij që udhëtonte drejt Italisë për t’i blerë ilaçet e të birit. Edhe efektivi Xeka që kishte në xhep 100 euro këmbëngul se i mbante në kuletë, pasi do të udhëtonte në Itali për t’u kuruar, ndërsa Caca insiston se shumat e konsiderueshme i duheshin për të blerë një lavatriçe.

Policja Doganaj i thotë SPAK-ut se shumën prej 150 euro ia kishte dhënë i vellai pasi kishte marrë rrogën. E pyetur nga SPAK, policja Kurraj që iu zbuluan 830 euro në kuletë tregon se ditën e arrestimit te saj, partneri dhe i biri do të udhëtonin drejt Italisë për shkaqe personale. SPAK thotë se këto dëshmi provohen nga një sërë veprimesh të tjera ku përfshihen biletat e udhëtimit, faturat dhe bisedat në telefon.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e kufirit spak policia e kufirit spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2020, 14:15

Pandemia dhe tekstet “djegin” vitin shkollor

TIRANË –Tekste me shumë ujëra, me koncepte të paqartë ose të cunguar. Mangësi dhe deformime, fjalë të shkruara gabim nga ana gjuhësore apo terma dhe ...