Politike

Eduart Ndocaj i dërgon mesazh në telefon Edi Ramës: Më erdhi shumë keq që ma ndaluat të merrja pjesë, ju jeni edhe Kryem

24 Tetor 2020, 12:06 Nga DOSJA
Eduart Ndocaj i dërgon mesazh në telefon Edi Ramës: Më erdhi

TIRANE– Ish-deputeti Eduart Ndocaj u arrestua ditën e djeshme nga policia e Lezhës teksa po përpiqej të hynte në ceremoninë e përkujtimit të Gjergj Fishtës.

Pas daljes nga komisariati dhe pas deklaratave për mediat, Ndocaj i ka dërguar një mesazh kryeministrit Rama, aty ku i shpjegon se çfarë kishte ndodhur. Ndocaj shkruan se ai kishte marrë ftesë për të shkuar në aktivitet e se kishte ardhur nga Italia vetëm për të qënë i pranishëm, duke i treguar më pas të gjithë ngjarjen.

“Zoti Kryeminister, sinqerisht u ndjeva keq sot nga incidenti qe krijoi Pjerin Ndreu pa asnje motiv. Isha i ftuar te merrja pjese ne aktivitet nga Drejtori Kultures Pjeter Zefi. Ftesen ma beri me telefon mbasi kam vetem dy dite qe kam ardhur nga Milano. U gezova shume qe do isha i pranishem ne kete ceremoni. Mora me vete dhe nje mikun tim italian qe kishte ardhur me mua nga Italia. Ne postbllokun e pare me thane qe italiani nuk mund te marre pjese. I thashe pa problem dhe italiani u largua te me priste ne shtepi. Ne postbllokun e dyte me kerkuan ftesen. Per fat aty u ndodh Drejtori i Kultures i cili u tha qe eshte i ftuar. Ne kete moment kalon Pjerin Ndreu dhe i thote policeve: “mos lejoni njerez te padeshiruar” Policet menjehere me larguan me force dhe me cuan ne Komisarit te Policise. Zoti Kryeminister me erdhi shume keq qe ne ndaluan te merrja pjese ne kete ceremoni historike. Qendrimet politike nuk kane lidhje me ngjarjet historike. Politikisht une shpreh ate qe mendoj per ju, por institucionalisht ju jeni edhe Kryeministri im. Po keshtu edhe Pjerin Ndeu i cili shfrytezoi pozicionin shteteror per te shfryre inatin kunder meje. Humba nje rast qe te vjen nje here ne jete”, shkruan Ndocaj në mesazhin që i ka dërguar Ramës, dhe që sigurisht i ka mbetur pa përgjigje.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama eduart ndocaj edi rama eduart ndocaj

Sondazh

Poll