Politike

FOTOT/ Të rinjtë ndjekin shembullin e Kryemadhit! Kryetarja e LSI-së nuk respekton rregullat për COVID, puth dhe përqafon g

24 Tetor 2020, 10:16 Nga DOSJA
FOTOT/ Të rinjtë ndjekin shembullin e Kryemadhit! Kryetarja e

TIRANE– Kryetarja e LSI-ës, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka mbajtur një takim në korpusin universitar ‘Nënë Tereza’ me të rinjtë e partisë që votojnë për herë të parë. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se të rinjtë janë e ardhmja e Shqipërisë e se ata mund të ndryshojnë tranzicionin.

Kryemadhi më pas shpërndau karta anëtarësie për të rinjtë e pranishëm, të cilët i thërriste me emrat e tyre dhe tërhiqnin kartën e LSI. Ajo që u vu re ishte se të rinjtë, kryesisht gjimnazistët ishin pas maska, njëjtë si Kryemadhi dhe anëtarët e tjerë të partisë. Duket se të rinjtë po ndjekin shembullin e kryetares së partisë e cila ka dalë hapur kundër mbajtjes së maskave në publik. (Nuk dihet nëse policia ka qënë e pranishme e nëse ka gjobitur ndonjërin).

Teksa po shpërndante kartat, kryetarja e LSI, mori shembullin e një të riu që punon dhe shkollohet njëkohësisht. Ajo tha se e kundërta ndodh me çunat e rilindjes të cilët e kanë për turp të punojnë.

Cunat modern të rilindjes po të punojnë e kanë për turp, ne të LSI nuk e kemi për turp’– u shpreh Kryemadhi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi me te rinjte e lsi monika kryemadhi pa maske monika kryemadhi me te rinjte e lsi monika kryemadhi pa maske

Sondazh

Poll