Veliaj prezanton projektet transformuese për zonën e Freskut, Thesarit dhe të Qesarakës: Së shpejti nis edhe ndërtimi i sh
24 Tetor 2020, 11:34Nga DOSJA
TIRANE-Pas zgjidhjes së problemit të ujit të pijshëm, që ishte një kërkesë disavjeçare e banorëve, Bashkia e Tiranës nis shumë shpejt punimet për rehabilitimin e rrugëve në zonën e Freskut, Thesarit dhe të Qesarakës. Gjatë takimit me gratë dhe të rinjtë socialistë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se këto investime nuk janë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratat e ardhshme.
“I gjithë rrjeti i ujësjellësit është vendosur më në fund dhe Fresku është futur në rrjetin qendror të Ujësjellësit të Tiranës, duke u larguar nga puset dhe zgjidhjet provizore. Me të mbaruar faza e ngjeshjes së tokës, do të fillojmë me shtresat asfaltike dhe sinjalistikën. Atëherë mund të themi realisht që Fresku, Thesari, Qesaraka është integruar në Tiranë”, u shpreh Veliaj.
Lajmi tjetër i mirë nga kryebashkiaku ishte ndërtimi i shkollës së re, e cila do të ketë të integruar parashkollorin, 9-vjeçaren dhe të mesmen. “Sapo kemi nënshkruar kontratën dhe siç filluam te Njësia 8, për punë ditësh do të fillojmë kantierin te ish-SHIU (Shërbimi Informativ Ushtarak). Do të jetë një mega-kantier dhe një shkollë 10 mijë metra katrorë, 9-vjeçare dhe e mesme. Për prindërit është një lehtësi e jashtëzakonshme sepse që nga mosha 4-5 vjeç deri në 18-vjeç, fëmija nuk ka nevojë të largohet nga lagjja, nuk ka nevojë të harxhojë një orë në fugon vajtje-ardhje”, tha ai.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Ambasada Amerikane ka reaguar në një mesazhi në ‘Facebook’ në lidhje me mbylljen e fazës së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit.Teksa ka uruar ...
TIRANE– Ditën e sotme, zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa dhe kreu i FRPD Belind Këllçiku ishin të pranishëm në Landfillin e Sharrës prej nga pre...
TIRANE-Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter ka përshëndetur sot 75 vjetorin e themelimit të OKB-së.Basha shkruan se OKB ësht...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme, mësuesen e shkollës 9-vjeçare “Selami Kodra” të fshatit Arrëz në Devoll, Luiza Dule (pas vde...
TIRANE-Drejtori i Partisë Demokratike për Çështjet Ekonomike, Dorjan Teliti ka publikuar një shkrim në të cilin i përball kryeministrit Rama banesat që j...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama feston 10-vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Linda.Ka qënë Rama ai që ka përkujtuar datën e veçantë duke post...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë që kaluar në sitën e Komis...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ktheu sot për rishqyrtim në parlament ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të miratuara nga shumica pa mirëkuptimin e opozitës në Kësh...
TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shprehur vlerësim për kundërshtarët e saj politikë nga ana e Partisë Demokratike. E ft...