Politike

PD nga Landfilli i Sharrës: Skema e mafies së plehrave, ngritur nga Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, elementë të “

24 Tetor 2020, 09:47 Nga DOSJA
PD nga Landfilli i Sharrës: Skema e mafies së plehrave, ngritur nga Edi

TIRANE– Ditën e sotme, zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa dhe kreu i FRPD Belind Këllçiku ishin të pranishëm në Landfillin e Sharrës prej nga prekën historinë e humbjes së jetës së 17 vjeçarit, Ardit Gjoklaj. Ata shprehen se përgjegjës për këtë është Erjon Veliaj i cili sipas tyre mbylli proçedurën gjyqësore. Më tej Zhupa dhe Këllçiku shprehen se është ngritur skema e mafies së plehrave nga Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, element të “Ndraghetës” dhe bandës së Lushnjës, dhe lidhet drejtëpërdrejtë me grumbullimin, transportin e plehrave, landfillin e Sharrës dhe inceneratorin e Tiranës. Sipas tyre Rama-Veliaj, transferojnë përmes sekserëve të tyre çdo vit plot 11 milion euro në parajsat fiskale. Çdo ditë në këtë landfill, në mënyrë të pakontrolluar, pa verifikime, me mungesë të plotë transparence, faturohen plotë 650 ton mbetje urbane ditore.

PJESË NGA FJALA E INA ZHUPËS DHE BELIND KËLLICIT:

 

Jemi sot sërish këtu. Në një skenë krimi, në Landfillin e Sharrës. Aty ku 4 vite më parë humbi jetën i riu 17 vjeçar ardit Gjoklaj. Një ngjarje kriminale kjo, për të cilën sot 4 vite më pas nuk ka ende asnjë të dyshuar, askush nuk ka mbajtur përgjgjësi dhe nuk ka tashmë qytetar shqiptar që nuk e di se si e mbylli Erion Veliaj procedurën gjyqsore dhe se cila është kompania që përfiton të gjithë tenderat në Bashkinë e Tiranës pas mbylljes të kësaj çështjeje. Por sot në fakt kemi ardhur këtu për t’ju shpjeguar një skemë tërësisht kriminale. Skemën e mafies së plehrave, e cila është e ngritur nga Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, element të “Ndraghetës” dhe bandës së Lushnjës, dhe lidhet drejtëpërdrejtë me grumbullimin, transportin e plehrave, landfillin e Sharrës dhe inceneratorin e Tiranës. Përmes kësaj skeme kriminale, Rama-Veliaj, transferojnë përmes sekserëve të tyre çdo vit plot 11 milion euro në parajsat fiskale. Çdo ditë në këtë landfill, në mënyrë të pakontrolluar, pa verifikime, me mungesë të plotë transparence, faturohen plotë 650 ton mbetje urbane ditore. Edhe një herë, çdo ditë këtu faturohen 650 ton mbetje, duke i kthyer kështu kryeqytetasit, qytetarët e Tiranës, në konsumatorët më të mëdhenj se qytetarët francez apo qytetarët gjerman. Nga kjo skeme mafjoze, Rama-Veliaj përmes Mërtirit, marrin 25 milion euro për ton mbetje urbane të faturuara pa TVSH. Dhe sot që ne flasim, Rama-Veliaj përmes kësaj skeme mafjoze, kanë monopolin e plotë të dherave, të mbetjeve inerte, të mbetjeve industriale dhe tëmaterialeve ricikluese. Skema mafioze e plehrave e menaxhuar dhe e ngritur nga Rama-Veliaj, Arben Ahmetaj, “Ndragheta” dhe banda e Lushnjës, i merr qytetarëve të Tiranës 11 milion euro në vit duke shtuar fiktivisht sasitë e mbetjeve në fatura. Por kjo skemë kriminale merr dhjetëra, miliona euro të tjera për shkak të pozitës që ka. Ky biznes sot, si monopol në tregun e vendit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belind kelliçi ina zhupa skema e mashtrimit belind kelliçi ina zhupa skema e mashtrimit

Sondazh

Poll