Politike

Mbyllet faza e përzgjedhjes së kandidatëve të BKH-së, ambasada e SHBA: Jo të gjithë ia dolën për shkak se procesi ësht

24 Tetor 2020, 11:18 Nga DOSJA
Mbyllet faza e përzgjedhjes së kandidatëve të BKH-së,

TIRANE– Ambasada Amerikane ka reaguar në një mesazhi në ‘Facebook’ në lidhje me mbylljen e fazës së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Teksa ka uruar kandidatët, ambasada thekson se jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë.

MESAZHI I AMBASADËS

Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë.

NJOFTIMI I BKH

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 23.10.2020, mbylli procesin e Testit për Aftësitë Fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit. Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shikoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur. Kandidatët e kualifikuar, në datën 26.10.2020, do t`i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim. Testi i Esesë do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2, bashkëlidhur. Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri. Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada amerikane byroja kombëtare e hetimit ambasada amerikane byroja kombëtare e hetimit

Sondazh

Poll