Politike

Lista e PD/ Komisioni i Vlerësimit ia la vendimin Kryesisë, Salianji: S’kam përfituar dhe konsumuar pushtet. Misioni im ës

23 Tetor 2020, 20:42 Nga DOSJA
Lista e PD/ Komisioni i Vlerësimit ia la vendimin Kryesisë, Salianji:

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë që kaluar në sitën e Komisionit të Vlerësimit.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Salianji, edhe pse i vendosur në listën e pritjes, shkruan se ka sakrifikuar shumë për betejen e opozitës, duke përfituar edhe mbështetjen e demokrateve. Ndër të tjera, ish-deputeti ka risjellë edhe njëherë faktin që në zgjedhjet e fundit ishte më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratik

Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë. Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare. Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik. Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike. Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetarëve. Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim. Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues,”– shkruan  Salianji.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ervin salianji lista e plote e pd partia demokratike ervin salianji lista e plote e pd partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 23 Tetor 2020, 17:41

TIRANE– Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka ka takuar liderin historik të PS-së, Fatos Nanon.Ata të dy shihen në një vend të qetë, pranë natyrës teksa Ko...