Politike

75 vjetori i OKB-së, Lulzim Basha: Uroj që dhe Kosova të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drej

24 Tetor 2020, 09:13 Nga DOSJA
75 vjetori i OKB-së, Lulzim Basha: Uroj që dhe Kosova të

TIRANE-Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter ka përshëndetur sot 75 vjetorin e themelimit të OKB-së.

Basha shkruan se OKB është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, e krijuar për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes. Basha uron që dhe Kosova të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate

‘Dita e sotshme shënon 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, e krijuar për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Sivjet mbushen gjithashtu 65 vjet nga pranimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është dita për të rikonfirmuar përkushtimin tonë për të ndjekur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe e mbështetur misionin e OKB-së në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë. Në këtë 75 vjetor të OKB dua të shpreh urimin që gjithashtu që Republika e Kosovës të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate. Unë dhe qeveria e ardhshme e Shqipërisë do japim mbështetje të pakursyer për ta bërë këtë realitet.‘- shkruan Basha.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha themelimi i okb lulzim basha themelimi i okb

Sondazh

Poll