Politike

Grabitja në Rinas, Maliqi: Policia fle gjumë, nuk u shtyp një lepur. Socialistët në delir (VIDEO)

18 Prill 2019, 15:32 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, Maliqi: Policia fle gjumë, nuk u shtyp një

TIRANË– Lefter Maliqi, një nga deputetët ‘rebelë’ nga radhët e PD-së që nuk pranoi të ishte pjesë e asnjë grupimi, në fjalën e ti në seancën e sotme parlamentare foli për grabitjen në Rinas. Ai u shpreh se policia ‘fle gjume’, socialistët janë në delir dhe se kjo çështje po trajtohet sikur të jetë shtypur një lepur.

Më tej Maliqi komentoi edhe vrasjen e Admir Muratajt, duke u shprehur se nuk ka prova që ‘trurin’ e grabitjes ta ketë vrarë policia.

U bë pothuajse një muaj në Parlament dhe shikoj një qetësi. Nga ana e deputetëve të Partisë Socialiste, shikoj një lloj deliri. Unë shpresoj që opozitarët e rinj ta ccojnë deri në fund misionin për ndryhsimin e kodit zgjehdor në shërbim të qytetarëve.

Unë dua të shpreh bindjen time, kjo qetësi dhe mirëqenie ekziston vetëm këtu në Prlament.

Kjo pasi banorët jetojnë ndryshe, përsa i përket sigurisë dhe mirëqenies. Por katë drejtë kryeministri kur thotë opozita rrugore. Kjo është fitorja më e madhe për maxhorancën pasi e kanë të lehtë fitorn kur s’ka frymë drejtimi, por ngjirje në zë dhe në drejtim nga partitë politike.

Shikoj një qetësi absolute në interpelancën e sotme të ministrit Lleshaj në mënyrë që t;I thërrasin mendjes dhe të kërkojnë interperlancë pasi u cënua siguria e shtetit.

Kur dëgjova më vinte edhe për të qeshur edhe për të qare, pasi duket skur kanë shtypur ndonjë lepur dhe do gjejmë se kush e shtypi.

Ata që grabitën 10 apo 11 milionë euro mund të terrorizonin vendet.

Kush e vrau personin, ka fakte që e vrau policia? Ndërrohet makina, digjet makina dhe autorët nuk janë. Ça bën policia, fle gjumë?

Janë futur në burg njerëz me 30 gramë drogë dhe hajdutët e mëdhenj janë jashtë.

Mblidhuni për amnisti, pyetini ato gratë hallexhesha që vuajnë dënimin atje.

Të nderuar miq unë mbetem kundër këtij sistemi të korruptuar. Do t’i shikojmë se sat ë fortë janë këtqa oligarkë që s’u hetuan kurrë, por për këta do të flas seancën tjetër. E morët tepsinë, e këngrët të gjithë. Edhe bakrin s’keni lënë për popullin. Tepsia është për popullin jo për ju,”– tha Maliqi.

‘Opozita e re’ ka zyrtarizuar dy grupet parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim me 13 deputetë. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike admir murataj grabitja ne rinas lefter maliqi seanca parlamentare 18 prill 2019 admir murataj grabitja ne rinas lefter maliqi seanca parlamentare 18 prill 2019

Sondazh

Poll