Politike

“Zbritëm 7 vende”, Rama i përgjigjet Vokshit për “Reporterët pa kufij”: Pasqyrë për “virgjëreshat” që vrisni

18 Prill 2019, 14:50 Nga DOSJA
“Zbritëm 7 vende”, Rama i përgjigjet Vokshit për

TIRANË- Raporti i “Reporterëve pa kufij”, i cili u publikua sot rendiste Shqipërinë me 7 vende më poshtë se vitin e kaluar. Pas deklaratës së Partisë Demokratike, e cila reagoi pas publikimit të raportit ka ardhur dhe një përgjigje nga Edi Rama.

Në situatën e rënduar për mediat dhe gazetarët, raporti i sotëm i organizatës botërore të gazetarëve ‘Reporterët pa Kufinj’ ngre alarmin se pa liri të medias rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian është e gjatë”, u shpreh Vokshi nga selia e PD. 

Por dhe kur shifrat flasin vetë, interpretimi i tyre ka përplasur opozitën dhe qeverinë. Rama në një reagim shkruan se sot në Shqipëri  nuk ka media të shantazhuara dhe shprehet se jemi më lartë se në vitet kur qeveriste PD. Rama shton se ata që sot flasin për cënim të lirisë së medias kanë vrarë dhe dhunuar gazetarë.

Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!”, shkruan Rama si një përgjigje për Partinë Demokratike.

Më tej në reagimin e tij numri një i qeverisë ka publikuar dhe një foto ku shihet renditja e Shqipërisë në vitet e fundit sipas “Reporterëve pa kufij”, ku shihet sërish se nga viti 2014 jemi 3 vende në zbritje.

“Reporterët pa kufij” kanë publikuar sot raportin ndërkombëtar për lirinë e medias, ku Shqipëria kishte humbur 7 pozicione nga viti i kaluar. (Lexo këtu) Pas publikimit të raportit të shumta ishin reagimet, ku Presidenti Ilir Meta e quajti këmbanë alarmi. Po ashtu dhe Vokshi në një deklaratë u shpreh se liria e medias është në rrezik, dhe i ka dërguar një letër Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias Harlem Désir dhe ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernard Borchardt lidhur me rastet e fundit e dhunës ndaj gazetarëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi edi rama raporti per shqiperine reporteret pa kufij albana vokshi edi rama raporti per shqiperine reporteret pa kufij

Sondazh

Poll