Aktualitet

Shpallet në kërkim Abedin Oruçi, ish-kreu i Këshillit të Qarkut të Kukësit akuzohet për kanosje e ndërtim pa leje, kush

23 Tetor 2020, 10:12 Nga DOSJA
Shpallet në kërkim Abedin Oruçi, ish-kreu i Këshillit

KUKËS– Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka nxjerrë urdhër ndalimi për Oruçin, i cili akuzohet për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe ndërtim pa leje.

Më datë 20.10.2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin A.O., 54 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës” . Po punohet për kapjen e shtetasit A.O,”- njofton policia.

Por kush është Abedin Oruçi?

54-vjeçari ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike dhe ka qenë kreu i këshillit bashkiak në Kukës nën siglën e aleatëve të Partisë Demokratike, PDIU-së Shpëtim Idrizit. Por me blutë e PD-së, Oruçi nuk i ka pasur kurrë mirë marrëdhëniet. Në vitin 2017, Ervin Salianji e akuzoi Abedin Oruçin për trafik prostitucioni, ndërsa ky i fundit e paditi ish-deputetin e PD-së.

Ish-kreu i Këshillit të Qarkut të Kukësit, iu drejtua Gjykatës ku përmes një kërkesë padie kërkoi përgjenjështrimin e deklaratës së Salianjit. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e ka quajtur Oruçin ‘vrasës me pagesë’. Oruçi, ka qenë edhe ish-kryetari i Partisë Socialiste i Komunës së Kolshit në Kukës.

Cila është skeda kriminale e Oruçit?

Ai, në tetor të vitit 2011 ka hapur zjarr me pistoletë ndaj turmës së njerëzve që protestonin për një minierë të hekur-nikelit në Mamëz. Abedin Oruçi është ndaluar edhe në Prizren në korrik të vitit 2008 me akuzë për përfshirje në trafik droge por edhe atje është liruar nga gjykata e qytetit gjë që solli edhe shkarkimin e tij te menjehershëm në Shqipëri. Pas këtij rasti, kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, ndërmori shkarkim të mënjehershëm, por pak kohë më vonë Gjykata e Kushtetuese e ktheu në punë.

Në janar të vitit 2010 Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) e kallëzoi penalisht kryetarin e asaj kohe, të Komunës Kolsh, Qarku Kukës, Abedin Oruçi, për fshehje të pasurisë në shifrat mbi 30 milionë lekë të reja. Oruçi, kishte fshehur në deklarim: 3 objekte banimi, me sipërfaqe totale ndërtimi 1020 m²; troje me sipërfaqe të përgjithshme 3614 m²; si edhe një pikë karburanti, të gjitha në territorin e qarkut Kukës. Sërish pas këtij rasti, Berisha e shkarkoi nga detyra, por sërish Gjykata Kushtetuese e ka kthyer në punë.

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shpallet në kërkimabdein oruçi shpallet në kërkimabdein oruçi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Tetor 2020, 13:58

SHQIPËRI– 469 viktima, 7621 të infektuar aktivë dhe 10466 të shëruar. Ky është bilanci i koronavirusit që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri. Minist...

Aktualitet 23 Tetor 2020, 13:36

GRAMSH– Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, ka qenë këtë të premte për tre orë në Prokurori. Mësohet se Taçe është marrë në pyetje nga ...