Aktualitet

Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve në Ballsh rezulton pozitiv me COVID, tregon gjendjen e tij: Sot ndërrova kurën e 4-t

23 Tetor 2020, 13:41 Nga DOSJA
Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve në Ballsh rezulton

BALLSH– Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve në Ballsh, Sokol Dautaj ka rezultuar pozitiv me COVID.

Dautaj me anë të një njoftimi bën të ditur se ka gjashtë ditë që nuk ndihet mirë e për këtë shkak nuk ka mundur të jetë pranë naftëtarëve. Ai shkruan se gjendja e tij është rënduar për shkak të COVID duke bërë me dije se sot ka ndërruar dozën e 4-të të ilaçeve.

Njoftimi i plotë:

‘Te nderuar kolege, sot u be dita e gjashte qe une nuk gjendem mes jush, por cdo moment te dites dhe nates, une jam aty me ju.Sot mora dhe testin , pozitiv. Jam shume i renduar nga ana shendetesose, eshte kura e 4 e ilaceve qe nderrova sot. Po shoh keto dite qe jane hedhur ne veprim per prishjen e greves, disa krimba qe dhe toka nuk i do. Greva eshte e grave, ju nese doni ju qendroni prane, vendimin se kur du dalin e marin vetem ato. Une dhe neser te me vije vdekja do jem mes jush.sic kemi nje vite qe luftojme bashke. Veprimi i radhes nese sgjejme zgjidhje, do cudise boten, dhe ne e mbajme fjalen.gjendjuni prane grave Heroina’- shprehet Dautaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kreu i naftetareve sokol dautaj kreu i naftetareve sokol dautaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Tetor 2020, 13:36

GRAMSH– Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, ka qenë këtë të premte për tre orë në Prokurori. Mësohet se Taçe është marrë në pyetje nga ...