Aktualitet

23 Tetor 2020, 13:36 Nga DOSJA

GRAMSH– Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, ka qenë këtë të premte për tre orë në Prokurori. Mësohet se Taçe është marrë në pyetje nga dy hetues në lidhje me një hetim që ka nisur mbi dyshimet rreth procedurave abuzive dhe dyshimeve për korrupsion në prokurimet e tenderave të dhëna nga institucioni që ai drejton. Po ashtu, përveç Taçes janë marrë në pyetje edhe specialistë dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë lidhur me tenderat që ka dhënë Bashkia nën drejtimin e tij.

Pasi doli nga prokuroria në një prononcim për Abcnews.al, kryetari i bashkisë, e cilësoi hetimin ndaj tij si një “gjueti shtrigash”, Megjithatë shtoi se kishte besim tek sistemi i drejtësisë.

“Çdo gjë t’ja lëmë në dorë organeve kompetente, jam i hapur për cdo gjë. Deri sa të flasin organet kompetente nuk flas. Gjueti shtrigash. Gjithmonë që do të më kërkojë drejtësia do të paraqitem vetë. Kam besim te drejtësia,” tha ai.

Besohet se kryetari i Bashkisë është thirrutr në prokurori për tenderat që i ka dhënë kompanisë, e cila ishte nën sekuestro për mos pagesë gjobash. Kjo u bë publike në vitin 2019 nga Partia Demokratike e cila pretendonte se kryetari i Bashkisë i kishte dhënë tender për shpërndarjen e drurëve të zjarrit në shkollat e Gramshit, kompanisë ‘Al-Mexëood’ sh.p.k. Kjo kompani, sipas PD-së, rezulton me detyrime të papaguara ndaj inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe pyjeve.

Por kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku socialist i Gramshit, Klodian Taçe ka “parë” dyert e Prokurorisë. Pak muaj më parë, Dosja.al ka publikuar me dokumenta se ai ka qënë nën hetim pas një kallëzimi të bërë për vjedhje. Ka qenë viti 2009 kur Taçe është kallëzuar nga recepsionistja e një qendre private shëndetësore e cila ka denoncuar vjedhjen e shumës 68 mijë lekëve të reja. 

Megjithatë dosja u mbyll në favor të tij pasi mjeku dhe kolegu i punës i dolën në mbrojtje. Por ky “detaj” lidhur me të shkuarën e tij nuk ishte përfshirë në vetëdeklarimin, duke u rrezikuar edhe nga dekriminalizimi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian taçe kryetari i bashkisë së gramshit klodian taçe kryetari i bashkisë së gramshit

Sondazh

Poll