Aktualitet

Fitoi çmimin e parë nga BE, Klodiana Lala: U ndjeva mirëpo por a e meritova vërtetë? Artan Hoxha më thotë se jam minë me

23 Tetor 2020, 15:08 Nga DOSJA
Fitoi çmimin e parë nga BE, Klodiana Lala: U ndjeva mirëpo por

TIRANE– Gazetarja Klodiana Lala ka folur për herë të parë pasi fitoi çmimin nga BE për shkrimin investigativ në lidhje me blerjen e votave nga krimi i organizuar. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Rrugëtimi me Anilën’ Lala shprehet se nuk do ndalet së kryeri investigime mirëpo pasi mori çmimin dhe u rikthye në shtëpi i ka bërë vetes një pyetje.

Gazetarja tregoi se ka pyetur veten se nëse është në nivelin e duhur për të qënë këtu ku është. Më tej ajo zbuloi se Artan Hoxha e quan atë si minë me sahat që është gjatë gjithë kohës në lëvizje.

“Ishte një garë që unë rezultova fituese, BE shpëndan çmime çdo vit në mënyrë që të inkurajohen gazetarët të shkruajnë.Jam ndier vetëm, sidomos kur shkova në shtëpi, pasi është përgjegjësi e jashtëzakonshëm, kishte shume kronika dhe shkrime cilësore në garë. U ndjeva mirë në fillim por pyetja që i bëra vetes është a e meritova vërtetë këtë çmim?Do jemi unë gjithmonë unë në nivelin që jam që mos të zhgënjej publikun, apo njerëzit që punoj. Miku im i luftës, Artan Hoxha më thotë unë jam minë me sahat, por jo çdo ditë ka gjëra të bukura, janë ato lajme që janë të këqija për shtetarët, ne jemi njerëzit që gjurmojmë të kundërtën e asaj që thonë politikanët, biznesmenët etj. Institucionet shqiptare kanë dyer hermetike, unë kam bërë minimumin me këtë investigim pasi ka shumë korrupsion, ngjarje pafund që duhet t’i prekim, ndihem në shumë presion është përgjegjësi prandaj ndihem vetëm. Ngjarjet janë pafund’– u shpreh Lala.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gazetarja investigative klodiana lala gazetarja investigative klodiana lala

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Tetor 2020, 13:58

SHQIPËRI– 469 viktima, 7621 të infektuar aktivë dhe 10466 të shëruar. Ky është bilanci i koronavirusit që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri. Minist...

Aktualitet 23 Tetor 2020, 13:36

GRAMSH– Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, ka qenë këtë të premte për tre orë në Prokurori. Mësohet se Taçe është marrë në pyetje nga ...