Aktualitet

23 Tetor 2020, 13:58 Nga DOSJA

SHQIPËRI– 469 viktima, 7621 të infektuar aktivë dhe 10466 të shëruar. Ky është bilanci i koronavirusit që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë, gjatë raportimit të të dhënave për 24 orët e fundit, bëri me dije se katër persona kanë humbur jetën nga Covid-19, mes tyre edhe mjeku e profesori Elmaz Eltarit, ish-drejtuesi i klinikës infektive.

Për mjekun Eltari, ka bërë një reagim edhe ministrja Ogerta Manastirliu.

E trishtuar për ndarjen nga jeta të prof. Elmaz Eltarit, ish drejtues i klinikës infektive, një nga ata mjekë të rrallë, që njihej ndër kolegë dhe pacientë për humanizmin e tij. Megjithë përpjekjet e kolegëve, profesori 85 vjeçar nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19. Ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, prof.Afërditës, familjarëve dhe miqve të prof. Elmazit!”– shkruan Manastirliu teksa jep dhe lajmin e hidhur.

Tre viktimat e tjera janë: Një 21-vjeçar nga Elbasani, një 49-vjeçar nga Elbasani dhe një 70-vjeçar nga Kurbini.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë, 16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës, 4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin, 1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 306

Të shëruar ne 24 orë 71

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1412

Testime totale 114381

Raste pozitive 18556

Raste të shëruara 10466

Raste Aktive 7621

Humbje jete 469

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3805

Durrës 730

Shkodër 493

Fier 503

Korçë 471

Lezhë 373

Elbasan 344

Vlorë 307

Berat 224

Kukës 178

Dibër 97

Gjirokastër 96

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Tetor 2020, 13:36

GRAMSH– Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, ka qenë këtë të premte për tre orë në Prokurori. Mësohet se Taçe është marrë në pyetje nga ...