Aktualitet

Covid-19 në Shqipëri, Skënder Brataj: Na pret një dimër i vështirë, të infektuarit po shtohen

23 Tetor 2020, 15:04 Nga DOSJA
Covid-19 në Shqipëri, Skënder Brataj: Na pret një dimër

TIRANË– Na pret dimër i vështirë dhe rreziku i infektimit me covid është më i lartë tani se sa në vere. Ky është paralajmërimi i një prej anëtarëve të komitetit të ekspertëve dr. Skënder Brataj

Na pret dimër i vështirë dhe rreziku i infektimit me covid është më i lartë tani se sa në vere. Ky është paralajmërimi i një prej anëtarëve të komitetit të ekspertëve dr. Skender Brataj.

“Normal do jetë dimër i vështire. Ka më rrezik tani”, tha ai.

Shqipëria ka numrin më të larte të infektuarve në 24 ore dhe numrin më të lartë të pacientëve ne te dy spitalet covid gjate pandemisë të cilët janë indikatorë të rëndësishëm për të shkuar në masa shtrënguese. Gjë të cilën nuk e mohon Brataj.

“Shqipëria nuk do zgjedhe rruge tjetër veç asaj që ndjekin të gjithë vendet e tjera”, tha ai.

Por ne fakt gjithçka varet ne ndërgjegjen e individëve te cilët më shumë e përdorin maskën për tu ruajtur nga gjoba . Ndërsa lokalet janë të rrallë ato që respektojnë distancën 2 metër.

“E pra ky është problemi futemi në lokal për të heq maskën. Maskë , higjienë dhe distancë nga njëri tjetri për të qëndruar larg virusit të covid 19 por edhe gripit”, tha ai.

Marrë nga Top-Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Tetor 2020, 13:58

SHQIPËRI– 469 viktima, 7621 të infektuar aktivë dhe 10466 të shëruar. Ky është bilanci i koronavirusit që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri. Minist...

Aktualitet 23 Tetor 2020, 13:36

GRAMSH– Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, ka qenë këtë të premte për tre orë në Prokurori. Mësohet se Taçe është marrë në pyetje nga ...