Aktualitet

U shoqërua me forcë në komisariat, lirohet ish-deputeti Eduart Ndocaj: Mua më ftoi drejtori Zefi, edhe po të mos kishte ven

23 Tetor 2020, 14:33 Nga DOSJA
U shoqërua me forcë në komisariat, lirohet ish-deputeti Eduart

LEZHË- Ish-deputeti Eduart Ndocaj është liruar nga komisariati i Lezhës, disa orë pasi u shoqërua me forcë nga efektivët. Në një prononcim për mediat, Ndocaj tregoi se ka qenë i ftuar me kërkesë të drejtorit paulin Zefi në aktivitet. Ai shtoi se Zefi i kishte thënë se mund të shkonte në takim, madje se edhe nëse s’do të kishte vend ku të ulej, do t’i lironte vendin e tij.

Sipas Ndocajt, Garda nuk e ka lejuar Zefin që ta shoqëronte ish-deputetin dhe madje këtë të fundit e futën me forcë në furgon. 

“Mëngjesin e sotëm më mori në telefon dhe më ftoi në aktivitet drejtori Paulin Zefi. Kur shkova Garda nuk më lejoi, ndërkohë që Zefi ndërhyri duke u thënë se është i ftuar dhe do të sistemohet tani dhe nëse nuk ka vend do të rrinte ai në këmbë dhe unë do të ulesha.  Por Garda nuk më lejoi duke më shoqëruar. Në komisariat u sollën mirë, por përfundova në spital, pasi policia më tërhoqi zvarrë duke më dhunuar në momentin e shoqërimit. Mora ndihmë mjekësore në spital. E gjithë ndodhi se jemi në diktaturë, por unë nuk do të ndalem këtu,”- tha Ndocaj duke theksuar se do të bëjë denoncim.

Ndocaj u shoqërua pas një përplasjeje që pati me efektivët e Gardës, në fillim të ceremonisë së përurimit të shtëpisë së At Gjergj Fishtës.

Ish-deputeti kërkoi që të futej në ceremoni dhe sipas efektivëve, kjo gjë nuk lejohet pasi ai nuk kishte ftesë. Ndërsa Ndocaj pretendonte të kundërtën. Edhe pa thirrjeve të Eduart Ndocajt, që askush të mos e prekte me dorë pasi kishte kryer një ndërhyrjeje kirurgjikale, ish-deputeti u fut me forcë në furgonin e policisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart ndocaj shoqërohet eduart ndocaj eduart ndocaj shoqërohet eduart ndocaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Tetor 2020, 13:58

SHQIPËRI– 469 viktima, 7621 të infektuar aktivë dhe 10466 të shëruar. Ky është bilanci i koronavirusit që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri. Minist...

Aktualitet 23 Tetor 2020, 13:36

GRAMSH– Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, ka qenë këtë të premte për tre orë në Prokurori. Mësohet se Taçe është marrë në pyetje nga ...