Politike

23 Tetor 2020, 11:07 Nga DOSJA

KORCE- Presidenti Ilir Meta ka shigjetuar kryeministrin Edi Rama për konsultimin në lidhje me marrjen e vendimit, që negociatat për çështjen e ndarjes së kufirit detar me Greqinë të shkojë në Hagë. Meta tha me ironi se “falenderoj mediat greke”, duke nënkuptuar se qeveria shqiptare nuk i ka dhënë asnjë informacion presidentit. I pyetur se a u konsultua Rama me të, Meta e shigjetoi duke thënë se kryeministri është konsultuar me “president këtej vërdallë”, referuar indirekt presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, të cilin nuk e përmendi me emër por e la të kuptohej, kjo edhe nga miqësia e ngushtë e Ramës me të. 

“Për këtë çështje duhet të falenderoj mediat greke që marrim më shumë informacion sesa këtu. Nuk është konsultuar me mua, por do të jetë konsultuar me ndonjë president tjetër këtej vërdallë, se nuk e ka mësuar akoma që Presidenti i Shqipërisë është Ilir Meta, një dhe vetëm 1. Ju e dini që po të kishin bashkëpunuar institucionet me Presidentin, Shqipëria nuk do të ishte kështu,pa gjykatë Kushtetuese.”-tha Meta. 

Komenti i Metës, vjen disa ditë pasi, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias vizitoi Shqipërinë ku takoi liderët kryesorë politikë në vend. Lajmi kryesor që prodhoi vizita e Dendias ishte konfirmimi i asaj që mediat greke e shkruanin prej javësh, se “Deti” do të gjykohej në Hagë. Kjo mosmarrëveshje mes dy vendeve do të gjykohet në instancat ndërkombëtare, ndërsa në Athinë “shampanja” tashmë është hapur, pasi mediat greke thonë se ishte presioni i qeverisë së tyre që “Deti” të gjykohej në Hagë.

(F.g/.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ceshtja e detit me greqine ne hage ilir meta ceshtja e detit me greqine ne hage ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 23 Tetor 2020, 10:07

TIRANË–Dy javë pas miratimit në Kuvend me 93 vota, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit të ndryshimev...