Politike

“Mos më prek, jam operuar”/ Shoqërohet në polici, Ndocaj u kërkoi gardistëve t’i qëndronin larg, fajëson kryeminist

23 Tetor 2020, 09:25 Nga DOSJA
“Mos më prek, jam operuar”/ Shoqërohet në polici,

LEZHË–Ndocaj u shoqërua sot në polici. Ai kishte shkuar në aktivitetin e përurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës në fshatin Fishtë, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama. Ndocajt i është kërkuar që të largohej, por nuk është bindur dhe për këtë arsye ka ndërhyrë Garda. Bashkë me ish-deputetin, janë larguar edhe gazetarët nga aktiviteti.

Ish-deputeti Eduart Ndocaj u ka kërkuar gardistëve në aktivitetin në Lezhë që të mos e preknin me dorë. I gjendur përballë pamundësisë për tu futur në vendin ku po zhvillohet aktiviteti, Ndocaj ka kërkuar llogari nga efektivët.

Pse nuk po më lini të futem brenda? Kush ta ka dhënë urdhërin? Unë sapo kam ardhur nga Italia, jam bërë dhe operacion, kam ftesë more dhe dua të futem. Kryeministri ka dhënë urdhër që të mos futem unë?”– thotë Ndocaj.

“Ju lutem, duhet të largoheni  se mund t’ju nxjerr forcërisht, nuk jeni I ftuar, e dëgjuat dhe kryetarin,”– dëgjohet të thotë një nga efektivët.

Unë jam i sëmurë, nuk më prek dot më dorë ti mua,”– thotë Ndocaj më tej, por policët e marrin për ta future në furgon dhe për ta çuar në komisariat.

Mos më prek me dorë…jam i sëmurë more…mos më prek po them, ore mos më prek me dorë,”– dëgjohet të thotë më tej ish-deputeti, por përfundon brenda në furgon. Gjithçka shihet qartë në videon e mëposhtme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eduart ndocaj shoqërohet eduart ndocaj eduart ndocaj shoqërohet eduart ndocaj

Sondazh

Poll