Politike

Meta ashpërson tonet: Kush prek një votë, i pritet një dorë! Kthimi në Kuvend, mundësi për PS të ‘ruajë’ 5-qershor

23 Tetor 2020, 10:40 Nga DOSJA
Meta ashpërson tonet: Kush prek një votë, i pritet një

KORCË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zbuluar se ka qenë reagimi i ashpër i Partive Popullore Evropiane, që e ka detyruar të kthejë pas ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuara disa javë më parë në Kuvend. Meta ishte në Korçë, ku gjatë një deklarate të shkurtër për mediat, dha disa mesazhe të rëndësishme politike. Presidenti i bëri thirrje maxhorancës të shfrytëzojë këtë mundësi për të rikthyer ligjin në shinat e marrëveshjes së 5-qershorit. “Ishte një mundësi tjetër për maxhorancën, të respektojë këtë marrëveshje gjithpërfshirëse në të kundërt do të mbajë përgjegjësi për këtë ndryshim të rregullave të lojës”,-tha Meta. 

Kreu i shtetit foli edhe për akuzat në drejtim të tij për çështjen e dhënies së nënshtetësive, (lexo këtu për më shumë). Meta tha se “Mos u merrni me shpifjet e Rilindjes, se kështu thoshte edhe ai, që unë takoja të kriminuar.”

Ilir Meta ka bërë një krahasim të fortë për çështjen e zgjedhjeve, dhe problemin e vjedhjes së votave në Shqipëri, kur tha se meqënëse dënimi me vdekje nuk është në fuqi, atëherë “kush prek një votë, i pritet një dorë si në Mesjetë”. 

Qëndrimi i të parit të shtetit për çështjen e Detit me Greqinë, ishte në ironi me veprimet e kryeministrit. Meta falenderoi mediat greke që zbardhën zhvillimet mes Athinës dhe Tiranës zyrtare, pasi siç tha vetë, askush nuk u konsultua me presidentin për marrjen e vendimit që “Deti” të gjykohej nga Haga.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ceshtja e detit me greqine ne hage dhenia e nenshtetesive ilir meta ceshtja e detit me greqine ne hage dhenia e nenshtetesive ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 23 Tetor 2020, 10:07

TIRANË–Dy javë pas miratimit në Kuvend me 93 vota, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit të ndryshimev...