Dorian Teliti: Projekt buxheti 2021, klientelizëm, luks, braktisje, dështim dhe paaftësi
TIRANË– Partia Demokratike e ka quajtur projekt buxhetin e vitit 2021, i publikuar dy ditë më parë si, klientelizëm, luks, braktisje, dështim dhe paaftësi. Përmes një denoncimi në një deklaratë për dhtyp, Dorina Teliti u shpreh se qeveria do të gllabërojë të gjithë vlerën e shtuar të ekonomisë me anë të huamarrjes, me anë të borxhit.
Sipas Telitit, vetë qeveria parashikon që Produkti i Brendshëm Bruto do të rritet me 830 milionë euro gjatë vitit të ardhshëm, ndërkohë që po vetë qeveria ka planifikuar deficitin 2021 në plot 890 milionë euro. E gjithë rritja ekonomike praktikisht do të konsumohet nga tafmaja qeveritare për shpenzime jo produktive. Së dyti, ligjërohet urdhëri “Kap ça të kapësh”.
Denoncimi i plotë
Të dashur qytetarë. 6 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, pas 7 viteve me mashtrime, taksa të larta, abuzime me fondet publike, tashmë shtohet edhe guri më i fundit në murin e lartë të dështimeve të Edi Ramës. Projekt buxheti 2021 i publikuar dy ditë më parë mund të përmblidhet në pak fjalë, klientelizëm, luks, braktisje, dështim dhe paaftësi. Cilat janë 5 problematikat kryesore të evidentuara nëprojektbuxhetin e fundit të kësaj qeverie? Së pari, qeveria do të gllabëroj të gjithë vlerën e shtuar të ekonomisë me anë të huamarrjes, me anë të borxhit. Vetë qeveria parashikon që Produkti i Brendshëm Bruto do të rritet me 830 milionë euro gjatë vitit të ardhshëm, ndërkohë që po vetë qeveria ka planifikuar deficitin 2021 në plot 890 milionë euro. E gjithë rritja ekonomike praktikisht do të konsumohet nga tafmaja qeveritare për shpenzime jo produktive. Së dyti, ligjërohet urdhëri “Kap ça të kapësh”. Për të kryer sa më shumë tendera, për të kapur çdo qindarkë që ka mbetur ne arkën e shtetit, për të prerë shiritat elektorale, qeveria për herë të parë në historinë 30-vjecare, autorizon kryerjen që këtë vit të procedurave të prokurimeve publike të vitit tjetër ende pa u çelur buxheti në janarin e vitit të ardhshëm. Fondet ende nuk janë çelur, por institucionet të prokurojnë me urgjencë – urdhëron Rama. Së treti, ky nuk është buxheti që mbështet biznesin, asgjë për ta, përkundrazi, rriten me 25 milionë euro detyrimet e tyre për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Së katërti, ky nuk është buxheti i pensionistëve, pasi nuk parashikon rritje reale të pensioneve për mbi 650 mijë pensionistë, e jo më për bonusin e tyre për festat e fundvitit. Nuk është buxheti i familjeve me ndihmë ekonomike, pasi asnjë qindarkë shtesë nuk do të ketë për ta. Nuk është buxheti i dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë, të harruar tashmë nga qeveria e premtimeve boshe, e cila për vitin e ardhshëm do të financojë vetëm 8 mln euro, tre herë më pak sesa viti 2013. Dhe së pesti, po jo më pak nga rëndësia, ky nuk është buxheti i njerëzve të thjeshtë, i të papunëve, i sipërmarrësve shqiptarë, por është buxheti i oligarkëve të PPP-ve dhe qeveritarëve të shpenzimeve luksoze. 118 milionë euro për PPP korruptive dhe klienteliste dhe mbi 38 milionë euro për rikonstruksione godinash, pajisje zyrash apo blerje makinash. Me këto para mund të ndihmoheshin mbi 1 milionë shqiptarë për 3 muajt e parë të 2021 me paketën Basha për daljen nga kriza, paketë e cila ka kosto mujore prej 52 milionë euro. Edi Rama e ka ndarë mendjen dhe nuk do të ndërmarrë paketën e tretë aq të domosdoshme për ti bërë ballë realitetit të hidhur që po jetojmë, por ama parashikon që të shpenzojë 1.6 milionë euro për rikonstruksionin e godinës kryeministrore. Edi Rama dhe Erjon Veliaj nuk mendojnë se me çfarëdo të ushqehen të pamundurit, por ama parashikojnë të shpenzojnë 4 milionë euro për ri jetësimin e piramidës. Këto janë të vërtetat e hidhura të këtij projektbuxheti dështak. Ama një të mirë e ka. Ky është buxheti i fundit i Ramës, që erdhi me premtime të bujshme se me demek do punonte për njerëzit, por që në asnjë moment nuk mendoi për ta, por vetëm si e si të pasurohet me miqtë e shokët në kurriz të miliona shqiptarëve. Prandaj në 25 prill, me votën e qytetarëve të lirë, keqqeverisja do marri përgjigjen e merituar dhe ditë më të mira do vijnë për njerëzit e ndershëm të këtij vendi.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Mos më prek, jam operuar”/ Shoqërohet në polici, Ndocaj u kërkoi gardistëve t’i qëndronin larg, fajëson kryeminist
LEZHË–Ndocaj u shoqërua sot në polici. Ai kishte shkuar në aktivitetin e përurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës në fshatin Fishtë, ku ishte i pranishëm dh...
Përzgjedhja e kandidatëve/Komisioni i vlerësimit: I kemi dorëzuar listën kryetarit Basha dhe Sekretarit të Përgjithshëm
TIRANË– Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë në dorë listën me emrat e 326 kandidatëve për deputetë që u përzgjodhën nga Komisioni i V...
“Nuk ka negociata me presione”/ Rama sërish thirrje naftëtarëve: Ndalni grevën dhe unë menjëherë do të vij vetë tek
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu ka bërë sërish thirrje naftëtarëve që të ndalojnë grevën e urisë dhe të bisedojmë me të për hallin e tyre. Nëpërmjet një p...
PD i përgjigjet Ramës, Teliti: Nuk po investon, po fiton para me rrugën që gjeti të ndërtuar, more 20 milionë euro nga xh
TIRANË- Partia Demokratike i është përgjigjur Edi Ramës, i cili mëngjesin e ditës së sotme publikoi një video ku paraqiste projektin për Rrugën e Kombit.Is...
“Burim aksidentesh”/ Edi Rama paraqet projektin e ri për Rrugën e Kombit: Do të jetë me standarde europiane sigurie dhe
TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mëngjesin e ditës së sotme ka publikuar një video në rrjetet sociale ku paraqitet projekti që sipas tij do të re...
“Duhet të çmontojmë gënjeshtrën”/ Ahmetaj: Kontrata për inceneratorët nuk u bë brenda ditës, kjo është procedura
TIRANË- Ministri për Rindërtim Arben Ahemtaj në emisionin “Opinion” sqaroi kontratën për inceneratorët.“Procedura ka filluar më 11/8 dhe që atë ditë ka fi...
SHERRI: “Je zhurmues i Ramës dhe Taulantit”/ Plas keq mes deputetëve në emision, Maliqi i zbuloi takimin me Ballën. Për
TIRANË– Dy deputetët e opozitës parlamentare, Lefter Maliqi dhe Ralf Gjoni kanë debatuar me tone të ashpra pas një mesazhi në celular. Pas fjalës së ...
Koalicion me LSI-në? Deputeti Hyseni zbulon vendimin e Partisë Socialiste: S’ka asnjë shans
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni përjashtoi çdo mundësi që PS të bëjë koalicon me LSI.I ftuar në emisionin “Open̶...
Doli si Rama para ekranit! Ministri Ahmetaj sqaron shifrat, shkon të ulet po Fevziu se lë: Ma jep shkopin, mos ma merr!
TIRANË– Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj ka sqaruar akuzat e lëshuara nga Partia Demokratike lidhur me inceneratorët. Në një moment, Ahmetaj ash...