Politike

Meta ktheu për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Balla ankohet për vonesën: Mori kohë, ne s’kemi asnjë ditë për

23 Tetor 2020, 11:05 Nga DOSJA
Meta ktheu për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Balla ankohet

ELBASAN– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka quajtur një veprim mistrec dhe hileqar, kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Nga Elbasani, i pyetur nga mediat, Balla tha se Meta u ka humbur kohë, pasi PS-ja dëshiron të vijojë me procedurat, por që sipas Ballës, është diccka që kalohet.

“Presidenti i Republikes mori kohën për të vonuar procedurat parlamentare. Ne s’kemi asnjë ditë për të humbur. Kodi Zgjedhor është nje kod i plotë, i cili ka transfeuar qasjen dhe i ka dhënë një fuqi më të madhe popullit të zgjedhe jo vetëm kryetarin dhe partinë politike që do, por të zgjedhë edhe listën e kandidatëve. Çdo vonesë qe vjen nga një President mistrec dhe hileqar….mendoj qe i kemi te gjitha mundesite ta kalojmë,”– tha Balla.

Paraditen e sotme, Meta dekretoi kthimin për rishqyrtimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Sipas Meëts, këto ndryshime janë antikushtetuese dhe të njëanshme, duke kërkuar edhe reflektimin e maxhorancës, në këtë shqyrtim të radhës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta kthen ne kuvend ndryshimet kushtetuese taulant balla ilir meta meta kthen ne kuvend ndryshimet kushtetuese taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 23 Tetor 2020, 10:07

TIRANË–Dy javë pas miratimit në Kuvend me 93 vota, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit të ndryshimev...