Politike

Marrëveshja për Detin Jon/ Abazi: Pa identifikuar problemin nuk mund të shkojmë te zgjidhja, Rama po lëviz drejt një tenta

23 Tetor 2020, 10:24 Nga DOSJA
Marrëveshja për Detin Jon/ Abazi: Pa identifikuar problemin nuk mund

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi thotë se pa identifikuar qartë se cili është problemi në lidhje me çështjen e Detit Jon nuk mun të kalohet tek zgjidhja.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Abazi thotë se Greqia nuk ka asnjë akt juridik për zgjerimin me 12md në Detin Jon, duke shtuar se problemi kryesor është se vendi fqinj po ushton presion ndaj Shqipërisë për politikat e saj ekspansioniste. Ndërkohë ai thotë ndër të tjera se e vetmja zgjidhje në këtë çështje sipas tij është moslëvizja nga pozicioni i interesave tona kombëtar.

Postimi i plotë:

Ata që pyesin se cila është zgjidhja për Detin Jon me Greqinë, u duhet dhënë përgjigje me pyetjen “Cili është problemi?”. Pa identifikuar saktë problemin nuk mund të shkojmë te zgjidhja. Greqia nuk ka asnjë akt juridik për zgjerimin me 12md në Detin Jon, vetëm deklarata politike. Greqia nuk e merr një vendim zyrtar dhe nuk e depoziton në OKB këtë zgjerim sepse e di që Shqipëria gëzon të drejtën t’ia kontestojë dhe rrëzojë. Pra, problemi nuk ekziston juridikisht, por vetëm politikisht. Problemi është që Greqia po ushtron presion ndaj Shqipërisë për politikat e saj ekspansioniste. Problemi është agresiviteti politik i Greqisë. Ky problem politik nuk zgjidhet duke vajtur në Hagë. Nëse Shqipëria nuk ia konteston këtë zgjerim Greqisë, Haga nuk ka çfarë të shqyrtojë, përveç se të konstatojë se Shqipëria është e gatshme t’ia dhurojë detin e saj Greqisë. Pra, problemi ynë është se synimet e politikave ekspansioniste të Greqisë kanë gjetur gatishmërinë e kolaboracionistëve si Rama. Zgjidhja është që mos të lëvizim nga pozicioni i interesave tona kombëtare. Mos t’ia njohim Greqisë këtë ekspansion. Mos të çojmë asgjë në asnjë gjykatë ndërkombëtare pa e zyrtarizuar njëherë vendimin Greqia. Sepse ndryshe nuk ka çështje. Shqipërisë i njihen ndërkombëtarisht 12md në Detin Jon. Greqisë jo, dhe as nuk guxon ta zyrtarizojë këtë ekspansion. Nëse ne lëvizim dhe e çojmë bashkë me Greqinë në Hagë, vetëm atëherë kjo çështje jo juridike bëhet “çështje”. Ne nuk kemi asnjë detyrim për të lëvizur e për të hedhur vallen sipas muzikës së ekspansionit grek. Kush lëviz humbet. Me ato që ka deklaruar, Rama po lëviz drejt një tentative të pastër për tradhti kombëtare. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike boiken abazi boiken abazi

Sondazh

Poll

Politike 23 Tetor 2020, 10:07

TIRANË–Dy javë pas miratimit në Kuvend me 93 vota, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit të ndryshimev...