Politike

Përzgjedhja e kandidatëve/Komisioni i vlerësimit: I kemi dorëzuar listën kryetarit Basha dhe Sekretarit të Përgjithshëm

23 Tetor 2020, 08:23 Nga DOSJA
Përzgjedhja e kandidatëve/Komisioni i vlerësimit: I kemi

TIRANË– Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë në dorë listën me emrat e 326 kandidatëve për deputetë që u përzgjodhën nga Komisioni i Vlerësimit. Lajmi është bërë i ditur nga  Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së, i cili ka  përmbyllur dje procesin për përzgjedhjen e kandidatëve, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore.

Përmes një deklarate Komisioni i Vlerësimit thotë se 326 kandidatët u zgjodhën pas përfundimit të vlerësimit të 3593 personave kishin nisur kandidaturën për deputetë të Partisë Demokratike.

DEKLARATA

Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së përmbylli dje procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore. Ky proces, i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri, është vlerësuar pozitivisht nga anëtarësia e PD-së, opinioni publik dhe mediat. Komisioni e vlerëson procesin në tërësi si një akt emancipues në politikën shqiptare. Komisioni e ndau punën në 3 faza: nga 03 gusht 2020 deri ne 22 tetor 2020. Pas një pune intensive dhe voluminoze komisioni përfundoi vlerësimin për 3593 kandidatë të propozuar, në një listë përfundimtare prej 326 kandidatësh të propozuar për përfaqësim politik në zgjedhjet e ardhshme politike apo lokale. Komisioni, i dorëzoi sot Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, listën përfundimtare të kandidatëve për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit. Përfitojmë nga rasti për të falenderuar anëtarësinë për pjesëmarrjen masive në votime, strukturën e PD-së, përfaqësuar në këtë proces përzgjedhjeje nga Sekretariati teknik, si dhe kandidatët e propozuar që ndihmuan realizmin e këtij procesi transparent, qytetar dhe të përgjegjshëm.

Ndërkohë ditën e djeshme Dosja.al mësoi se Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave ka përjashtuar disa ish-deputetë të PD-së nga gara. Mes tyre janë Ervin Salianji, Endri Hasa, Nada Mecorapja, Lindita Metaliaj, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Fatbardha Kadiu, Gerti Bogdani.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i vleresimit partia demokratike komisioni i vleresimit partia demokratike

Sondazh

Poll