Sport

Shqipëria humb terren në renditjen botërore

22 Tetor 2020, 17:40 Nga DOSJA

ZVICER – Barazimet e Ligës së Kombeve të kombëtares sonë në muajin tetor dhe humbja me Lituaninë në Tiranë, kanë patur edhe një impakt në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s, që është rithyer të funksionojë pas periudhës së pauzës për shkak të pandemisë dhe kish mbetur i pandryshuar që nga data 9 prill.

54 ndeshjet e zhvilluara në këtë periudhë të Ligës së Kombeve, por edhe ndeshjet miqësore e kanë bërë edhe këtë klasifikim të funksionojë. Dy barazimet e fundit në Ligën e Kombeve ndaj kundërshtarëve më të dobët se ne, duke iu referuar edhe këtij klasifikimi i kanë kushtuar zbritje kombëtares shqiptare në renditjen e përgjithshme. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja zhgënjyen përballë Kazakistanit dhe Lituanisë dhe tashmë e gjejnë veten 3 pozicione më poshtë, tashmë gjenden të 69-tët në kuotën e 1345 pikëve.

Edhe Kosovës i ka kushtuar shumë humbja me Maqedoninë e Veriut në renditjen e përgjithshme të kombëtareve. Dardanët ishin në vendin 116, ndërsa kanë zbritur një vend më poshtë, duke rënë në vendin e 117-të në kuotën e 1157 pikëve.

Renditja botërore e FIFA-s kryesohet nga Belgjika. Ndjek Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia. 5 vendet e para nuk kanë pësuar asnjë ndryshim. Spanja fiton një vend kundrejt Uruguait në të gjashtin, ndërsa Argjentina fiton një vend ndaj Kroacisë në vendin e tetë. Italia në vendin e 12-të.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fifa kombetarja kuqezinjtë ranking renditja shqiperia fifa kombetarja kuqezinjtë ranking renditja shqiperia

Sondazh

Poll

Sport 22 Tetor 2020, 19:11

Kumbulla i jep fitoren e parë Romës

ZVICER – Roma arrin të përmbysë skuadrën zvicerane të Young Boys me shifrat 2-1 dhe këtë herë heroi i verdhekuqve është mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla....

Sport 22 Tetor 2020, 12:47

Flet Ronaldo pasi humbi përballjen me Mesin

ITALI – Ndërkohë që e gjithë media botërore sportive dhe jo vetëm, gëlon për lajmin e pozitivitetit të dytë të Cristiao Ronaldos, vetë ylli portugez i Juventusi...

Sport 22 Tetor 2020, 11:42

Vllaznia në Champions, mëson kundërshtarin

ZVICER – Skuadra e Vllaznisë së femrave është e vetmja skuadër shqiptare që merr pjesë në Champions League. Sot në Nion të Zvicrës, shkodranet kanë mësuar kunde...

Sport 22 Tetor 2020, 10:01

UEFA Europa League, 29 raste me Covid-19…

ZVICER – UEFA Europa League, pritet të zhvillojë sonte 24 ndeshjet e ditës së parë të fazës në grupeve, pavarësisht nga fakti se në gjashtë prej tyre, rez...