Sport

INTERVISTA/ Muçi tregon ambicien: S’më interesojnë paratë, unë s’di të bëj gjë tjetër veçse të luaj futboll,

22 Tetor 2020, 20:49 Nga DOSJA
INTERVISTA/ Muçi tregon ambicien: S’më interesojnë

TIRANË-  Tirana kampione e 100-vjetorit ishte një Tiranë si rrallë herë vitet e fundit e mbushur me të rinj të talentuar që u shndërruan në shënjestrën e merkatos ndërkombëtare gjatë periudhës së verës. Nëse pjesa më e madhe u siguruan me kontrata, një nga më të lakmuarit nga kampionati shqiptar jo vetëm i Tiranës ishte Ernest Muçi.

Sulmues i rrallë, për nga cilësitë që mund ti shërbente Tiranës edhe për përfitime financiare, por rinovimi edhe pse 1-vjecare me të u bë javën e shkuar.

“Më vjen mirë që qëndrova, ky sezon do të jetë ndryshe besoj do të aktivizohem edhe më shumë dhe të shënojë sa më shumë që të ndihmojë ekipin. Kur të jetë për t’u larguar do të largohem.”

INTERVISTA:

– Po nga kanë qenë ofertat kryesore që e tunduan gjatë kësaj vere Muçin?

-Ekipe belge apo zvicerane. Eshtë mirë të luash në këto ekipe pasi të japin mundësinë që të rritesh si lojtarë.

– Ofertat për të ishin relativisht të larta për një lojtar të kampionatit shqiptar, nga 300 deri në 500.000 euro.

– Në këtë moshë që jam unë besoj që luaj vetëm për pasion sepse unë nuk di të bëjë gjë tjetër përvecse të luaj futboll, kështu që e kam mëndjen vetëm të futem në fushë dhe të luaj.

– Si çdo i ri dhe futbollit edhe ai e ka një idhull…

– Një idhull që besojë e gjithë mosha ime e ka është Kristiano Ronaldo. Ajo që ai tregon dhe pasionin që ka, të gjithë e shohin atë dhe mundohen të bëhen sadopak si ai.

– Këtë vit Tirana nuk do të ketë më Michael Ngo i larguar pas 3 vitesh kontributi shumë të madh në sulm tek bardheblutë

– Kemi humbur shumë në sulm, do të mundohjemi të punpojmë shumë që ta zëvendësojmë sadopak, por do të jetë e vështirë.

– Dhe cili është synimi i Muçit për këtë sezon?

– Të them të drejtën duhet të arrijë të shënoj 20 gola

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ernest muçi ernest muçi

Sondazh

Poll

Sport 22 Tetor 2020, 17:40

Shqipëria humb terren në renditjen botërore

ZVICER – Barazimet e Ligës së Kombeve të kombëtares sonë në muajin tetor dhe humbja me Lituaninë në Tiranë, kanë patur edhe një impakt në klasifikimin e p...

Sport 22 Tetor 2020, 19:11

Kumbulla i jep fitoren e parë Romës

ZVICER – Roma arrin të përmbysë skuadrën zvicerane të Young Boys me shifrat 2-1 dhe këtë herë heroi i verdhekuqve është mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla....

Sport 22 Tetor 2020, 12:47

Flet Ronaldo pasi humbi përballjen me Mesin

ITALI – Ndërkohë që e gjithë media botërore sportive dhe jo vetëm, gëlon për lajmin e pozitivitetit të dytë të Cristiao Ronaldos, vetë ylli portugez i Juventusi...

Sport 22 Tetor 2020, 11:42

Vllaznia në Champions, mëson kundërshtarin

ZVICER – Skuadra e Vllaznisë së femrave është e vetmja skuadër shqiptare që merr pjesë në Champions League. Sot në Nion të Zvicrës, shkodranet kanë mësuar kunde...

Sport 22 Tetor 2020, 10:01

UEFA Europa League, 29 raste me Covid-19…

ZVICER – UEFA Europa League, pritet të zhvillojë sonte 24 ndeshjet e ditës së parë të fazës në grupeve, pavarësisht nga fakti se në gjashtë prej tyre, rez...