Sport

Portieri bëhet “viktimë” e LE IENE/ Trukime ndeshjesh dhe përfshirje me mafiozin rus Vladimir, futbollisti nuk e mban dot

22 Tetor 2020, 17:59 Nga DOSJA

ITALI – Viktimë e emisionit të famshëm italian “Le Iene”, këtë herë ka qenë portieri i Cagliarit, Alesio Kranjo. Por këtë herë ky emision nuk mor me investigim, por me një lojë ku ishin implikuar edhe shokët e skuadrës së Kranjos.

Kapiteni i Cagliari, Joao Pedro, së bashku me sulmuesin Leonardo Pavoletti, ishin bashkëpunëtorë në gjithë lojën që i bënë shokut të tyre. Fillimisht darkojnë së bashku dhe dy futbollistët nisin të flasin për miliona dhe dhurata, sigurisht të shtrenjta, si një kompleks që kushton 6 milionë euro.

Cragno e kupton që shokët po bëjnë gati terrenin ta përfshinin në trukimin e ndeshjeve, çka do u sillte para nga mafiozi rus, Vlad, siç e thërrasin ata dhe në bisedën telefonike që bënë gjatë darkës. Portieri u bën thirrje shokëve të tij të dalin nga ajo rrugë. “Unë nuk gjykoj askënd, por nuk dua. Nëse do isha në vendin tënd do i thosha të mos më telefononte më. A flini të qetë”, shprehet Cragno.

Më pas vjen edhe raundi i dytë, teksa Pedro e Pavoletti e çojnë shokun e tyre në shtëpinë e Vladimirit. Portieri nuk dëshiron në asnjë mënyrë të përfshihet në shitjen e ndeshjeve, ndërkohë që “mafiozi” rus i thotë: “Shoku juaj ka një problem, ju duhet ta ndihmoni. Ai më bëri të humbas shumë para në baste dhe më tha që ti mund të rregullosh gjithçka”.

“Çfarë po ndodh këtu, ku jemi përfshitë. Po unë ç’hyj këtu! A janë shokët e mi ata? Jo, jo, jo jo”, thotë portieri, ndërkohë që Pedro e Pavoletti janë zhvendosur në dhomë tjetër dhe dëgjohen të bërtitura, sikur ata po i dhunonin. Nuk mungojnë edhe disa femra që futen në dhomë, për të treguar se këta janë seriozisht mafiozë dhe drejtojnë edhe një rrjet prostitucioni.

Gjithçka është shumë reale dhe nuk ka asnjë shenjë për portierin e Cagliari të kuptojë se është në mes të një prej rrengjeve të mëdha. “Dua të të iki, dua të iki”, shton Cragno, i cili vë duart në kokë dhe është gati të shpërthejë në lot, deri në momentin që i thonë se e gjitha është një lojë nga “Le Iene”. Aty më në fund edhe ai çlirohet nga gjithë ai tension i krijuar…

B.T (Dosja)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alessio cragno le iene alessio cragno le iene

Sondazh

Poll

Sport 22 Tetor 2020, 19:11

Kumbulla i jep fitoren e parë Romës

ZVICER – Roma arrin të përmbysë skuadrën zvicerane të Young Boys me shifrat 2-1 dhe këtë herë heroi i verdhekuqve është mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla....

Sport 22 Tetor 2020, 12:47

Flet Ronaldo pasi humbi përballjen me Mesin

ITALI – Ndërkohë që e gjithë media botërore sportive dhe jo vetëm, gëlon për lajmin e pozitivitetit të dytë të Cristiao Ronaldos, vetë ylli portugez i Juventusi...

Sport 22 Tetor 2020, 11:42

Vllaznia në Champions, mëson kundërshtarin

ZVICER – Skuadra e Vllaznisë së femrave është e vetmja skuadër shqiptare që merr pjesë në Champions League. Sot në Nion të Zvicrës, shkodranet kanë mësuar kunde...

Sport 22 Tetor 2020, 10:01

UEFA Europa League, 29 raste me Covid-19…

ZVICER – UEFA Europa League, pritet të zhvillojë sonte 24 ndeshjet e ditës së parë të fazës në grupeve, pavarësisht nga fakti se në gjashtë prej tyre, rez...