Sport

Kumbulla i jep fitoren e parë Romës

22 Tetor 2020, 19:11 Nga DOSJA
Kumbulla i jep fitoren e parë Romës

ZVICER – Roma arrin të përmbysë skuadrën zvicerane të Young Boys me shifrat 2-1 dhe këtë herë heroi i verdhekuqve është mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla.

Nsame shënon golin e pare për skuadrën e kampionëve të Zvicrës, që në minutën e 14-të me penallti, ndërkohë që përmbysja për ekipin e Fonsekës vjen në pjesën e dytë. Në minutën e 69-të Perez dhe më pas në të 74-tën minutë shënon Marash Kumbulla.

Goli i tij i parë me skuadrën e Romës dhe i pari në aktivitetet europiane, sigurisht për lojtarin e kombëtares shqiptare, i cili vetëm këtë verë arriti të kalojë te kryeqytetasit romanë, pasi ishte një ndër lojtarët më të lakmuar të merkatos së verës në Itali.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport marash kumbulla roma young boys marash kumbulla roma young boys

Sondazh

Poll

Sport 22 Tetor 2020, 12:47

Flet Ronaldo pasi humbi përballjen me Mesin

ITALI – Ndërkohë që e gjithë media botërore sportive dhe jo vetëm, gëlon për lajmin e pozitivitetit të dytë të Cristiao Ronaldos, vetë ylli portugez i Juventusi...

Sport 22 Tetor 2020, 11:42

Vllaznia në Champions, mëson kundërshtarin

ZVICER – Skuadra e Vllaznisë së femrave është e vetmja skuadër shqiptare që merr pjesë në Champions League. Sot në Nion të Zvicrës, shkodranet kanë mësuar kunde...

Sport 22 Tetor 2020, 10:01

UEFA Europa League, 29 raste me Covid-19…

ZVICER – UEFA Europa League, pritet të zhvillojë sonte 24 ndeshjet e ditës së parë të fazës në grupeve, pavarësisht nga fakti se në gjashtë prej tyre, rez...