Sport

VIDEO/ Milan, fitues edhe në Europë, kuqezinjtë konfirmojnë momentin e mirë edhe kundër Celtic, ja rezultatet e ndeshjeve

22 Tetor 2020, 21:18 Nga DOSJA
VIDEO/ Milan, fitues edhe në Europë, kuqezinjtë konfirmojnë

ITALI– Milan nuk ndalet edhe në Europë. Kuqezinjtë fitojnë në debutim me shifrat 1-3 përballë Celtic në Glasgow. Ekipi Piolit ia doli të mbyllë pjesën e parë me dy gola avantazh Rade Krunic që zhbllokoi sfidën në minutën e 14’, me një gjuajtje të saktë me kokë, ndërsa në të 42-ën ishte spanjolli Brahim Diaz që shënoi një gol mjaft të bukur duke dyfishuar shifrat.

Celtic u përpoq të rihapë takimin me Elyounoussi, duke bërë që minutat e fundit të sfidës të jenë mjaft të luftuara, por në minutat shtesë ishte talenti norvegjez Hauge që shënoi golin e parë të tij me fanellën e Milanit e të tretin për kuqezinjtë duke vulosur suksesin.

Fitoi pa problem Tottenhami, që mposhti me rezultatin e pastër 3-0 austriakët e Lask Linz, në një sfidë ku startoi si titullar edhe uellsiani Gareth Bale.Braziliani Lucas zhbllokoi sfidën, ndërsa më pas ishte Andrade që shënoi një autogol, pas një topi të hedhur në zonë nga Bale.Rezultatin për “Spurs”-at e vulosi koreano-jugori Hueng Min Son, i cili erdhi nga pankina dhe dërgoi topin për herë të tretë në rrjetë, ndërsa me këtë sukses Tottenhami merr përkohësisht kryesimin e grupit.

Edhe skuadra tjetër angleze, Leicester ia doli të marrë një fitore me rezultatin e pastër 3-0 ndaj ukrainasve të Zoryas.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league milan europa league milan

Sondazh

Poll

Sport 22 Tetor 2020, 17:40

Shqipëria humb terren në renditjen botërore

ZVICER – Barazimet e Ligës së Kombeve të kombëtares sonë në muajin tetor dhe humbja me Lituaninë në Tiranë, kanë patur edhe një impakt në klasifikimin e p...

Sport 22 Tetor 2020, 19:11

Kumbulla i jep fitoren e parë Romës

ZVICER – Roma arrin të përmbysë skuadrën zvicerane të Young Boys me shifrat 2-1 dhe këtë herë heroi i verdhekuqve është mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla....

Sport 22 Tetor 2020, 12:47

Flet Ronaldo pasi humbi përballjen me Mesin

ITALI – Ndërkohë që e gjithë media botërore sportive dhe jo vetëm, gëlon për lajmin e pozitivitetit të dytë të Cristiao Ronaldos, vetë ylli portugez i Juventusi...

Sport 22 Tetor 2020, 11:42

Vllaznia në Champions, mëson kundërshtarin

ZVICER – Skuadra e Vllaznisë së femrave është e vetmja skuadër shqiptare që merr pjesë në Champions League. Sot në Nion të Zvicrës, shkodranet kanë mësuar kunde...