Sport

Borxhet fundosin ish-legjendën e Liverpool, shet çdo gjë nga finalja e Champions League 2005

22 Tetor 2020, 12:50 Nga DOSJA
Borxhet fundosin ish-legjendën e Liverpool, shet çdo gjë nga

IRLANDË E VERIUT– Për të gjithë tifozët e Liverpool emri i  Steve Finnan nuk harrohet.Ish-mbrojtësi ka luajtur 145 ndeshje me fanellën e klubit anglez. Finnan ka qënë pjesë e finales së vitit 2005, kur Liverpool ia doli të fitojë me përmbysje kundër Milanit, nga 3-0 në 3-3, për të triumfuar më pas te penalltitë. Ky i fundit pas përfundimit të ndeshjes dhe fitimit të trofeut, mori me vete edhe medaljen e artë nga ajo natë, të cilën tani e ka nxjerrë në shitje.

Arsyeja? Borxhet. Kompania e tij e pasurive të patundshme kohët e fundit ka falimentuar duke i lënë ish-lojtarit të Liverpulit një borxh prej 3.6 milionë eurosh.Për këtë arsye, Finnan ka vendosur të nxjerrë në shitje gjithçka, për të kompesuar borxhin.

Ai ka nxjerrë në shitje medaljen e artë nga mbrëmja e Stambollit për 15 mijë euro, dy fanellat e finales për 2500 euro, kopjen e trofeut të Ligës së Kampioneve dhe orën e artë që mori në Stamboll për 20 mijë euro.Gjithashtu ai ka nxjerrë në ankand edhe medaljen e argjendtë nga finalja e Ligës së Kampioneve në Athinë në 2007, ku Milani triumfoi 2-1.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport finnan liverpool finnan liverpool

Sondazh

Poll

Sport 22 Tetor 2020, 10:01

UEFA Europa League, 29 raste me Covid-19…

ZVICER – UEFA Europa League, pritet të zhvillojë sonte 24 ndeshjet e ditës së parë të fazës në grupeve, pavarësisht nga fakti se në gjashtë prej tyre, rez...