Sport

Cristiano Ronaldo sërish pozitiv humbet ndeshjen me Barcelonen

22 Tetor 2020, 11:59 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo sërish pozitiv humbet ndeshjen me Barcelonen

ITALI – Cristiano Ronaldo nuk do të luaj përballë Barcelonës dhe humbet kështu për shkak të Covidit përballjen me Mesin. Sipas autoriteteve shëndetësore portugeze, tamponi i dytë i bërë nga ylli i Juventusit ditën e djeshme, ka rezultuar pozitiv dhe si rrjedhojë, në bazë edhe të protokolleve të UEFA-s, nuk do të jetë në dispozicion të Andrea Pirlos edhe nëse do të rikthehej në momentet e fundit.

Protokolli i UEFA-s parashikon se një lojtarë që ka rezultuar pozitiv ndaj Covid 19 duhet të dalë negativ në analizën e tamponit një javë përpara takimit të një aktiviteti europian, ndërkohë kujtojmë që ndeshja mes Juventusit dhe Barcelonës është parashikuar të zhvillohet më datë 28 tetor.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 22 Tetor 2020, 10:01

UEFA Europa League, 29 raste me Covid-19…

ZVICER – UEFA Europa League, pritet të zhvillojë sonte 24 ndeshjet e ditës së parë të fazës në grupeve, pavarësisht nga fakti se në gjashtë prej tyre, rez...