Sport

Zidane në fije të perit, dy humbjet rradhazi trondisin stolin e francezit, ja kush pritet të jetë në krye të Real Madrid

22 Tetor 2020, 12:32 Nga DOSJA
Zidane në fije të perit, dy humbjet rradhazi trondisin stolin e

MADRID-Dy humbjet e fundit, në kampionat ndaj Cadiz dhe në Champions ndaj Shakhtar, kanë trazuar ujërat te Real Madrid. Një situatë e tillë nuk po i pëlqen presidentit të klubit Florentino Perez, i cili menjëherë ka zbritur në dhomat e zhveshjes për të kuptuar realisht se çfarë po ndodh me skuadrën. Për këtë arsye, kanë filluar të qarkullojnë lajme për largimin e Zidane.

Dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Barcelonës në “El Clasico” dhe ajo ndaj Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampioneve, do të jenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit francez.

Në rast se edhe në dy ndeshjet e ardhshme nuk ka rezultate,atëherë shkarkimi pritet të jetë afër. Madje thuhet se Perez e ka gati edhe zëvendësuesin. Një tjetër legjendë e klubit si Raul Gonzalez do të ishte zëvendësuesi i Zidane, ish-sulmuesi aktualisht është trajner te U-20 e Real Madrid.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport real madrid zidane real madrid zidane

Sondazh

Poll

Sport 22 Tetor 2020, 10:01

UEFA Europa League, 29 raste me Covid-19…

ZVICER – UEFA Europa League, pritet të zhvillojë sonte 24 ndeshjet e ditës së parë të fazës në grupeve, pavarësisht nga fakti se në gjashtë prej tyre, rez...