Aktualitet

Vidhnin nën kërcënimin e armës qendrat e qytetit, arrestohen 2 shqiptarë në Itali, dëbohet një tjetër

18 Prill 2019, 14:08 Nga DOSJA
Vidhnin nën kërcënimin e armës qendrat e qytetit, arrestohen

ITALI- Dy shqiptarë janë vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga policia, pasi akuzohen për disa vjedhje me armë në qendrën e qytetit të Arezzos dhe planifikonin “sulme grabitjesh” në vende të tjera publike në vend.

Sipas raportimit të medieve italiane, vjedhjet ndodhën mes mesit të tetorit dhe fillimit të nëntorit të vitit të kaluar, kur grupi synonte 5 institucione publike, ku vepronte kryesisht në në Via Fiorentina, në zonën Tortaia, në Saione dhe në qendër të komunës së Capolona.

Për t’u larguar, banditët e dyshuar përdornin makina, shumica e të cilave ishin të vjedhura. Dy shqiptarë u dërguan menjëherë në paraburgim, kurse një i tretë u dëbua nga Italia.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 shqiptare itali vjedhje me arme arrestohen 2 shqiptare itali vjedhje me arme

Sondazh

Poll