Art&Argëtim

Një vajzë vjen në jetë! Koinçidenca në familjen mbretërore shqiptare, e bija e Elia Zaharisë dhe Leka Zogut vjen në jet

22 Tetor 2020, 15:55 Nga DOSJA
Një vajzë vjen në jetë! Koinçidenca në familjen

TIRANË-Paraditen e sotme, në orën 09:30, familjes mbretërore të Shqipërisë i është shtuar një pasardhës. Princesha Elia Zaharia ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin “Geraldina”. Emri është vendosur në nder të gjyshes së princ Leka Zogu II, Geraldine Apponyi, e cila u martua me mbretin shqiptar Ahmet Zogu I.

Por dita e sotme ka një kuptim të veçantë për familjen, pasi si sot në vitin 2002, mbretëresha ndërroi jetë në pallatin e Mbretit në Tiranë, pasi ishte kthyer në azili bashkë me të birin, Leka I dhe nipin Leka II. Për nder të saj, çifti mbretëror mesa duket ka vendosur që ta pagëzojë me të njëjtin emër të bijën e porsalindur, duke vijuar kështu edhe traditën e vijimësisë së emrit. 

Princesha Elia, me profesion aktore në shumë dalje publike, ka shprehur ardhurimin e saj për mbretëreshën Geraldinë, të cilës i ka dedikuar edhe një libër për fëmijë me të si personazh kryesor. Libri është titulluar “Trëndafili i bardhë”, pseudonim që përdorej në Shqipëri për mbretëreshën.

Elia Zaharia vjen nga familje aktorësh, pasi vetë e ëma e saj është aktorja e njohur, Yllka Mujo. Po ashtu edhe i vëllai, Amos Muji Zaharia ka ndjekur hapat e tyre për t’u bërë aktor.

(f,g,k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture elia zaharia mbretereshe geraldina princ leka elia zaharia mbretereshe geraldina princ leka

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Tetor 2020, 09:46

Moderatori i njohur shqiptar infektohet me Covid-19

TIRANË –Xhani Shqerra është moderatori, modeli dhe balerini, i cili për herë të parë u shfaq në vitin 2000 me këngën në gjuhën italiane “Un posto nel tuo c...