Art&Argëtim

Maluma harron Natalia-n, fotografohet me të dashurën e re matchy-matchy

22 Tetor 2020, 08:03 Nga DOSJA
Maluma harron Natalia-n, fotografohet me të dashurën e re

SHBA-Këngëtari i njohur Maluma, duket se e ka harruar plotësisht Natalia Barulich. Ju rikujtojmë se në muajin shtator këngëtari postoi në llogarinë e tij të Instagramit disa foto romantike në plazh duke konfirmuar se tashmë i ka hapur dyert një dashurie të re.

Tashmë të gjithë e dimë se e dashura e re e tij është Susana Gómez, e cila nuk është pjesë e botës së showbizit.

Së fundmi, këngëtari është fotografuar në Los Angeles me të dashurën e tij, ku shihen se janë veshur matchy-matchy me bluzë me kapuçë ku shkruhet “Hawai”, e cila është titulli i këngës së Malumas që bëri namin.

Maluma është siguruar shumë që të vihej re nga paparacët se po takohej me të dashurën e re, duke e mbyllur përfundimisht kapitullin me Natalian dhe Neymar.

Këngëtari shihet se ka kombinuar bluzën me pantallona të shkurtra të verdha dhe me një palë atlete portokalli. Ndërsa Susan shihet e veshur me tuta gri, teksa tërhoqi vëmendje me faktin se mbante dorën në xhepin në pjesën e pasme të pantallonave të këngëtarit teksa shikonte telefonin e tij.

 

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz maluma natalia barulich susana gomez maluma natalia barulich susana gomez

Sondazh

Poll