Art&Argëtim

Princ Leka dhe Elia Zaharia bëhen prindër për herë të parë, zbulohet emri i veçantë i bebit

22 Tetor 2020, 10:57 Nga DOSJA
Princ Leka dhe Elia Zaharia bëhen prindër për herë të

TIRANË- Dita e sotme është një ndër ditët më lumtura për familjen mbretërore shqiptare, ku familjes së tyre ju është shtuar një ëngjëll. Princ Leka dhe Elia Zaharia janë bërë prindër për herë të parë. Elia ka sjellë në jetë një vajzë pak më parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Gjithashtu, bëhet me dije se çifti e kanë pagëzuar vajzën e tyre me emrin Geraldina, si emri i nënës së ndjerë të Lekës.

Vogëlushja gëzon shëndet të plotë dhe mesa duket ky moment është më i rëndësishmi në jetën e çiftit mbretërore.

NJOFTIMI NGA FAMILJA MBRETËRORE:

Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30.

Princesha Elia lindi pa vështirësi në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, falë edhe kujdesit të lavdërueshëm të personelit mjeksor.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz elia zaharia princ leka elia zaharia princ leka

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Tetor 2020, 09:46

Moderatori i njohur shqiptar infektohet me Covid-19

TIRANË –Xhani Shqerra është moderatori, modeli dhe balerini, i cili për herë të parë u shfaq në vitin 2000 me këngën në gjuhën italiane “Un posto nel tuo c...