Art&Argëtim

E akuzojnë për vjedhje këngësh, Butrint Imeri i përgjigjet fansit: Lexoje mirë…

22 Tetor 2020, 09:23 Nga DOSJA
E akuzojnë për vjedhje këngësh, Butrint Imeri i

TIRANË – Këngëtari i njohur, Butrint Imeri ka surprizuar adhuruesit e tij ditën e djeshme duke publikuar në rrjete sociale dhe në YouTube një këngë me minutazh 1:36.

Këngëtari shihet i ulur në tokë teksa këndon me emocion pë dashurinë me nota melankolike duke na treguar për mallin që e mundon “atë” që është larguar papritur nga jeta e tij.

Projekti muzikor më i ri titullohet “Anlasana” ku shumë fansa e kishin të dëgjuar këtë emër për shkak se bëhet fjalë për këngën e turkut Haluk Levent, e cila mban të njëjtin titull.

Në videon e postuar nga vetë këngëtari ka marrë mjaft komente pozitive po ashtu edhe negative duke e akuzuar se ka kopjuar këngën, por në fakt ajo është e ribërë. Butrinti nuk ka nguruar për ta sqaruar këtë keqkuptim nga fansat e tij, i cili rrallëherë ju kthen komente fansave te tij duke i mohuar të gjitha akuzat.

 “Vjedh babe, vjedh. Të ka ardh dita.”- ka shkruar fansi.

Ndërkohë, Butrinti ka sqaruar: “Lexoje mirë titullin, ustah”.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz butrint imeri vjedh kenge butrint imeri vjedh kenge

Sondazh

Poll