Art&Argëtim

FOTOT/ Kim “harron” koronavirusin… Detajet e veçanta brenda festës së çmendur dhe luksoze të 40-vjetorit të ylli

22 Tetor 2020, 12:16 Nga DOSJA
FOTOT/ Kim “harron” koronavirusin… Detajet e veçanta

SHBA- Ditën e djeshme, Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian, ka festuar 40-vjetorin e saj të lindjes dhe padyshim nuk kishte si të mungonte një super festë në këtë ditë kaq të veçantë.

Familja dhe miqtë i kishin përgatitur asaj një festë surprizë e cila duket se e gjeti me të vërtetë veten e papërgatitur.

Në festë u panë detaje mjaft të veçanta por ajo që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve ishte torta, ku ishte vendosur numri 16, në vend të 40, mosha e vërtetë e Kim. Ndërkohë, në mure shfaqeshin me projektor disa nga momentet më të bukura të saj që prej fëmijërisë.

Ajo kishte veshur një fustan të ngushtë ngjyrë floriri, që e bënte të dukej goxha bukur duke treguar edhe format e saj bombastike.

Ndërsa, motrat Kourtney dhe Khloe Kardashian, Kendall dhe Kylie Jenner luajtën një numër vallëzimi tipik të fëmijërisë së Kim-it së bashku me vëllain Robert dhe miqtë e saj.

Vëmendjen më të madhe e mori mesazhi emocionues i nënës së saj Kris Jenner, e cila shpërtheu në lot gjatë fjalimit të ditëlindjes së vajzës së saj, Kim.

Nuk kishte si të mungonte edhe bashkëshorti i saj Kanye Wes, ku ata dukeshin shumë të lumtur së bashku, teksa shkëmbyen edhe një puthje pasionante.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz 40 vjetori i ditelindjes se kim kardashian kanye west kim kardashian 40 vjetori i ditelindjes se kim kardashian kanye west kim kardashian

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Tetor 2020, 09:46

Moderatori i njohur shqiptar infektohet me Covid-19

TIRANË –Xhani Shqerra është moderatori, modeli dhe balerini, i cili për herë të parë u shfaq në vitin 2000 me këngën në gjuhën italiane “Un posto nel tuo c...