Art&Argëtim

“Ka pasur probleme”, Rezart Veleshnja i vë kapakun lajmeve të sherrit mes Luanës sqaron një herë e mirë të vërtetën

22 Tetor 2020, 12:50 Nga DOSJA

TIRANË–  Emisioni “Shiko Kush Luan” ka nisur sezonin e ri me dy kapitenët Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, ku ky i fundit prezantoi vetëm në puntatën e parë të emisionit. Në puntat e tjera në vijim vendin e Rezartit e zuri aktori tjetër i “Portokalli”-së Irgen çela.

Këto ditë, kryefjala e mediave kanë qenë moderatorja Luana Vjollca dhe aktori Rezart Veleshnja ku flitet për një debat që ka ndodhur mes tyre, ku edhe ka nxitur largimin e tij.

Ndërsa burime pranë “Prive.al” kanë mësuar se përplasja mes tyre ka ndodhur në studio, ndërkohë që xhirohej emisioni dhe prandaj një javë më vonë ai është xhiruar sërish me kapitenin e ri.

Ajo që ka rënë më shumë në sy këto ditë është veprimi i aktorit ku fshiu të gjitha fotot që ka pasur nga emisioni, por ai vazhdon akoma ta ndjekë Luanën në llogarinë e tij të Instagram-it. Ndërsa kjo e fundit nuk e ndjek aktorin nga adresa e saj.

Për të gjitha këto lajme, aktori reagoi nëpërmjet një statusi në InstaStory duke i quajtur lajmet e pavërteta dhe shpjegoi arsyen pse ishte zënë.

“Hahaha e ka emrin Luana o ti çun që ke këtë faqen dhe merr 40 mijë lek në muaj për të bërë lajme fake. Mëso emrat njëherë pastaj mashtro në lajme. Dhe s’ka asnjë sherr përveç kohës që kam qenë i zënë, palaço njerëz.”- janë fjalët e Rezartit

Ditën e djeshme, ai ka qenë i ftuar në “Wake Up” ku i dha fund lajmeve lidhur me këtë temë duke sqaruar përfundimisht edhe arsyen e fshirjes së fotove.

“Kam qenë shumë i zënë me “Portokalli” dhe kam pasur dhe disa punë të miat private dhe për këtë gjë kishte një zëvendësim, por kjo nuk do të thotë që unë ika se nuk kishte asnjë deklaratë nga ana ime.

Ai emision ka pasur probleme në regjistrim. Një njeri që zihet nuk vazhdon më punë, në Top Channel nuk ka njerëz që zihen, shumë rrallë ndodh se sigurisht që ka konflikte dhe ti nuk mund të bësh çfarë të duash. Institucioni ka dhe drejtim, se Top Channel nuk është han me dy porta. Luana është punëtore, e kuptueshme, solidare dhe nuk krijon problem.”- ka thënë aktori.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktori rezart veleshnja luana vjollca aktori rezart veleshnja luana vjollca

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Tetor 2020, 09:46

Moderatori i njohur shqiptar infektohet me Covid-19

TIRANË –Xhani Shqerra është moderatori, modeli dhe balerini, i cili për herë të parë u shfaq në vitin 2000 me këngën në gjuhën italiane “Un posto nel tuo c...