Aktualitet

Ndërron jetë i ati i Artan Lames, fjalët prekëse: Iku i qetë, duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjen

22 Tetor 2020, 13:57 Nga DOSJA

TIRANE– Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka dhënë lajmin e hidhur se babai i tij ka ndërruar jetë.

Në një shkrim në Facebook, Lame shkruan se pavarësisht se të gjithë menduan se do ia dilte, i ati e humbi betejën me sëmundjen dhe shprehet i trishtuar se askush nuk iu gjend dot pranë në momentet e fundit.

‘Me trishtim ju bëj me dije se babai, Adili, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen. Të gjithë menduam se do t’ja dilte, por nuk kish qenë e thënë. Iku i qetë, duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit. Ftoj të gjithë ata që e patën njohur në jetë, ta kujtojnë gjithmonë me humorin e përhershëm dhe dashurinë për jetën”, shkroi Lame.

Artan Lame është konfirmuar me koronavirus një ditë më parë. Mësohet se Lame ka pasur prej ditësh simptoma të Covid-19 dhe një ditë më parë i është nënshtruar tamponit. Pasditen e djeshme ai ka marrë përgjigjen pozitive dhe është futur në karantinë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan lame nderron jete i ati i artan lames artan lame nderron jete i ati i artan lames

Sondazh

Poll