PD i përgjigjet Ramës, Teliti: U ofron shqiptarëve udhëtime virtuale, gdhihet dhe ngryset me premtime të pambajtura në 3D
22 Tetor 2020, 06:48Nga DOSJA
TIRANË– Partia Demokratike i është përgjigjur Ramës pasi ai ka publikuar disa pamje të aeroportit të Kukësit. Ish- deputeti i Partisë demokratike Dorjan Teliti në një postim që ka bërë në rrjetet sociale është shprehur se kryeministri i Shqipërisë po gënjen shqiptarët duke u ofruar atyre udhëtime virtuale. Ndër të tjera Teliti thotë se në Kukës nuk është bërë asnjë investim dhe video që ka publikuar Rama është vëtëm paraqitje në 3D.
Postimi i Plotë i Dorjan Telitit
Ka kaq kohë që me gënjeshtra në 3D u ofron shqiptarëve udhëtime virtuale në aeroporte që duhet të ishin funksionalë që 3 vite më parë. E gjithë zhurma e propagandës së ER për aeroportin e Kukësit është direkt e lidhur me aferën 400 milionëshe të inceneratorëve. Me shpresën se aeroportet dhe fluturimet imagjinare do të largojnë vëmendjen nga ky skandal, gdhihet dhe ngryset me premtime të pambajtura në 3D. Nga ato qe as stafi që ja përgatit nuk i beson më se mund të realizohen. I vetmi “investim” për kuksianët këto 7 vjet ka qenë trau me pagesë në rrugën e kombit. Këtë nuk e fshehin as videot në 3d dhe as propaganda e zvjerdhur e Rilindjes së premtimeve boshe.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga aeroporti i Kukësit. Kreu i qeverisë shprehet se ky është një projekt i shumë ëndërr...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se sa i përket prishjes së Teatrit Kombëtar ka vetëm një pishman; humbjen e kohës. Në n...
TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas çmimit që Bashkimi Europian i dha sot gazetares Klodiana Lala, si gazetarja më e mirë...
Politike21 Tetor 2020, 19:35
GJEORGJI– Deputetja socialiste, Elona Gjebrea do të jetë në cilësinë e Koordinatores Speciale të Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgj...
TIRANË– Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka sqaruar arsyen e largimit nga detyra të zëvëndëses së saj, Belinda Ikonomi. Duke postuar ...
TIRANE– Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka përjashtuar mundësië që të shkojë në zgjedhje së bashku me LSI, duke theksuar se është parti e djathtë në koalicio...
TIRANE– Ditën e sotme u mblodh Komisioni i ligjeve, i cili shqyrtoi nen për nen projektligjin për azilin në Republikën e Shqipërisë me anë të së cilit syn...
TIRANE– Maskat janë kthyer në një aksesor për kryeministrin Rama e duket se do ti ndryshojë javë pas jave.Pas maskës së zezë me trëndafil e cila simbolizonte pa...
TIRANË– Zëvendësministrja e Financave, Belinda Ikonomi është liruar nga detyra. Vendimi është firmosur sot nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Këshill...
TIRANE– Partia Demokratike nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i janë përgjigjur kryeministrit Rama për sa i përket përzgjedhjes së k...