Politike

Zv.ministrja iu shkarkua nga detyra/ Anila Denaj shpërndan FOTON me të, tregon edhe ARSYEN e largimit: Do iki jashtë vendit

21 Tetor 2020, 18:49 Nga DOSJA
Zv.ministrja iu shkarkua nga detyra/ Anila Denaj shpërndan FOTON me

TIRANË– Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka sqaruar arsyen e largimit nga detyra të zëvëndëses së saj, Belinda Ikonomi. Duke postuar një foto me të, Denaj shkruan se zv.ministrja po largohet nga posti dhe nga Shqipëria për t’u bashkuar me familjen e saj.

“Një falënderim të veçantëpër Zv.Ministren Ikonomi, për kontributin e dhënë për disa nga reformat kryesore në dobi të biznesit dhe nxitjes së investimeve në vend. Me largimin jashtë vendit për t’iu bashkuar familjes, Belinda, lë pas një marrëdhënie të përmirësuar me biznesin dhe në finalizim një sërë nismash pro sipërmarrjes të filluara vitin e shkuar. Suksese të mëtejshme Belinda!,“-shkruan ministrja. 

Vendimi për largimin e Ikonomit nga posti u firmos nga kryeministrit Edi Rama në një mbledhje të Këshillit të Ministrave. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anila denaj belinda ikonomi largohet belinda ikonomi anila denaj belinda ikonomi largohet belinda ikonomi

Sondazh

Poll