Politike

Ndryshime në Qeveri! Lirohet nga detyra zv. ministrja e Financave, Belinda Ikonomi. Denaj: Do largohet nga Shqipëria

21 Tetor 2020, 16:38 Nga DOSJA
Ndryshime në Qeveri! Lirohet nga detyra zv. ministrja e Financave, Belinda

TIRANË– Zëvendësministrja e Financave, Belinda Ikonomi është liruar nga detyra. Vendimi është firmosur sot nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ndërkohë që ende nuk është caktuar zëvëndësuesi i saj. Sipas ministres së Financave, Anila Denaj, Ikonomi ka dhënë dorëheqje nga posti pasi do të largohet nga Shqipëria për t’ju bashkuar familjes së saj. Ikonomi më herët ka mbajtur edhe postin drejtorisë së Doganave.

V E N D I M
PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Belinda Ikonomi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Prek kohësh, nga analistë dhe media pranë qeverisë janë paralajmëruar largimet nga Ministritë e kabinetit “Rama 2”. Megjithatë deri më tani përveç lëvizjes së zv.ministrave, e vetmja “kokë” e larguar është ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila u zëvëndësua nga Evis Kushi. Një tjetër emër shumë i përfolur për t’u shkarkuar është ai i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Nga zërat nuk përjashtohet as kryediplomati në detyrë, Gent Cakaj. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda ikonomi levizje ne qeveri ministria e financave belinda ikonomi levizje ne qeveri ministria e financave

Sondazh

Poll

Politike 21 Tetor 2020, 14:42

GREQI– Kryetari i Komitetit Parlamentar të Bashkimit Evropian, Manolis K. Kefalogiannis, ka komentuar vizitën e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Shqi...